E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gënjeshtari" më i madh i kinemasë, 1 javë për veprën e tij

Autori i Lajmit: Redaksia

"Bukuria e profesionit të regjisorit konsiston në atë, se ty të lejohet të mishërosh në jetë fantazitë e tua", kështu shprehej mjeshtri i madh i kinematografisë italiane Federico Fellini. “La dorce vita” është një ndër kryeveprat e njohura të autorit Fellini, film ky që vazhdon të ketë rëndësi të madhe në botën kinematografike edhe pse u bënë 50 vjet nga realizimi i tij. Me rastin e stinës së madhe të aktiviteteve “Italia dhe Shqipëria 2010: dy Popuj, një Det, një Miqësi”, Instituti Italian i Kulturës ka organizuar një program të gjerë për të kujtuar veprën e Federico Fellinit, nga momenti që në 2010 festohet 50 vjetori i “La dolce vita”, i njohur në të gjithë botën dhe i transformuar në simbol të jetës dhe kulturës italiane. Salla “Nënë Teresa” e Pallatit të Kulturës do të ftojë një retrospektivë të disa prej kryeveprave të regjisorit të madh, e kuruar nga Dr. Roberto Chiesi, kritik kinematografie dhe Përgjegjës i Fondacionit Pasolini të Kinostudios së Bologna -s. Retrospektiva do të inaugurohet më 3 maj 2010, në orën 17.00, me projektimin e “La dolce vita”, që do të shoqërohet nga një prezantim kritik i Dr. Chiesi. Në ditët në vazhdim, nga 4 në 7 maj, në orën 15.30, do të projektohen “8 e ½”, “I Vitelloni”, “Fellini Satyricon” dhe “Il Casanova” të Federico Fellini.
Federico Fellini
Federico Fellini u lind në Rimini, më 20 janar 1920 dhe vdiq në Romë më 31 tetor 1993.
Familja kishte një origjinë mikroborgjeze, nënës Ida Barbiani, romake, ishte shtëpiake dhe babai, Urbano, i cili vjen nga Gambettola, është një përfaqësues tregtie, veçanërisht të ushqimit. Fellini ka frekuentuar shkollën e ciklit të lartë në qytet dhe fillon punën e tij të parë, me një pagë minimale si karikaturist i parë: menaxheri i kinemasë Fulgor, dhe nis të punojë portrete të porositur të aktorëve të njohur që do të mbeten si kujtim. Në verën e vitit 1937 Fellini themelon kompaninë me piktorin Demos Bonini, seminar "Febo", ku të dy bëjnë karikatura në drejtim të miqve.
Gjatë vitit 1938 ka zhvilluar një lloj bashkëpunimi epistolar me gazeta dhe revista, si karikaturist, në "Domenica del Corriere" ku ka botuar një duzinë me punë në rubrikën "Kartolina nga publiku”, ndërsa me gazetën javore të Fiorentinës "420" marrëdhënia nisi të bëhet më profesionale dhe vazhdoi të punoi në periudhën e parë të "MarcAurelio". Në vitet e fundit Fellini tashmë jeton përgjithmonë në Romë, ku ai u zhvendos në janar 1939, me arsyetim për tu regjistruar në jurisprudencë. Nga ditët e para, ai mori pjesë në botën e spektaklit dhe radio, ku u takua, ndër të tjera, me Aldo Fabrizi, Marcello Marchesi dhe Erminio Macario, dhe filloi të shkruante skenare dhe batuta. Në radio më 1943, takon edhe Giulietta Masina, e cila është gjithashtu duke luajtur personazhin e Pallina, të krijuar nga Fellini në komedinë e “Le avventure di Cico e Pallina”: në tetor të atij viti ata ishin martuar.
“Gënjeshtari”
Il Maestro! "Gënjeshtari" më i madh i kinemasë- siç kish qejf ta thërriste veten. Fellini i madh realizoi 20 filma gjatë krijimtarisë së tij, të cilat mund të ndahen në dy pjesë: 6 filmat e parë (1951-1959) i përkasin periudhës së neo-realizmit ku më i shquari është i mrekullueshmi "La strada" (1954) dhe të tjerët, duke filluar nga 1960, filma ku mbizotëron imagjinata e lirë. Pikërisht, në 1960-tën, ai prezanton në Festivalin e Kanës "La dolce vita", me të cilin fiton dhe Palmën e Artë. Filmi bën një radiografi të shkëlqyer jetës romane së asaj kohe, ku në qendër është Marcello Mastroianni, gazetar mondan. Personazhet e Fellinit janë aq sa satirikë aq dhe dramatikë. Nga filmat e tjerë të njohur, po aq me famë përmenden: "8 e 1/2", "Amarcord", "Satyricon", "Ginger e Fred".
Stina italiane
"Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", do të jetë mbi të gjitha një mundësi për të diskutuar dhe reflektuar mbi tematika të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë: bashkë me politikanë dhe intelektualë të spikatur do të flitet për infrastrukturën dhe Europën; e një rëndësie të veçantë do të jetë konferenca ndërkombëtare dedikuar Korridorit VIII (29 - 30 Prill) i cili do të kontribuojë për të afruar Ballkanin Perëndimor me vendet e BE-së si dhe konferenca mbi fondet europiane (IPA) për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ( 19 Maj). Një hapësirë e gjerë do ti lihet edhe produkteve "Made in Italy" me një edicion special të Fiera del Levante në Tiranë, ndërkohë që instituti për tregtinë e jashtme (ICE) do të realizojë evenimente promocionale të dedikuara sektorit gastronomik italian. Kooperacioni për Zhvillim i Ministrisë së Punëve të Jashtme Italianë, që këtë vit mbush 20 vjet aktivitet në Shqipëri, do të jetë "protagonisti" i muajit Prill: konferenca, seminare, tavolina të rrumbullakëta dhe ekspozita do të jenë pjesë e kësaj përkujtimoreje. Gjithashtu, konkursi mbi aktivitetin e Kooperacionit për Zhvillim në Shqipëri do të vlerësojë me çmime reportazhin dhe artikullin gazetaresk më të mirë. Një konferencë shumë e rëndësishme, në të cilën do të marrin pjesë shumë personalitete do të përballet me temën "Imigracioni dhe Integrimi" (6 Maj) dhe për të mbledhur mendimet e shumta të sektorëve të shoqërisë civile do të krijohet "Forumi i Dialogut të Shoqërisë Civile italiane dhe shqiptare" që mund të zhvillojë një rol të rëndësishëm ndërlidhës ndërmjet institucioneve të dy Vendeve me qëllim dhënien e më shumë përgjigjeve të përshtatshme për çështjet e aktualitetit.

Ky lajm është publikuar: 26/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›