E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres/ Rrihen ne mes qytetit i riu dhe plaku

Rrihen me njeri-tjetrin ne mes te qytetit te Durresit, policia i merr nen hetim ne gjendje te lire dy te dyshuarit. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen nr. 17 te qytetit bregdetar, kur G. L., 37 vjec dhe H. B., 76 vjec jane perleshur dhunshem. Madje jo vetem kaq, pasi qytetaret jane ankuar per prishje te qetesise publike. Dy te dyshuarit i kane shkaktuar hematoma dhe plage njeri-tjetrit, ndersa u vune nen akuze per "demtime te tjera me dashje" dhe "prishje e qetesise publike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›