Pas shembjes se 5 banesave, uji rrezikon gjithe fshatin
Berat- Dy dite pas rreshkitjes masive te dherave ne fshatin Nishove te Beratit, ne afersi te Bogoves, banoret ankohen edhe per ujin e pijshem. Erozioni ka ndryshuar rrjedhen e vendburimeve te ujit te pijshem dhe tashme, do u duhet te gjejne nje tjeter zone ku te sigurojne kete burim jetese te nevojshem. Dy dite me pare ne Nishove dherat shemben 5 shtepi dhe lane ne qiell te hapur po kaq familje, kurse shume te tjera jane ne rrezik. Sipas banoreve, uji i pijshem prej vitesh mungonte ne kete fshat dhe tashme ka ndryshuar rrjedhen duke vershuar mes fshatit dhe sjelle pasoja ne shkaterrimin e pese banesave dhe venien ne rrezik te gjithe fshatit. Ata kane apeluar per ndihme nga autoritetet vendore ne riparim te shtepive, kompensime dhe sigurim te ujit te pijshem. Ne rrezik eshte vene dhe vendburimi i Bogoves qe furnizon me uje te pijshem qytetin e Beratit dhe Policanit. Shkak jane bere rreshkitjet e dherave dhe demtimi i tubacioneve.