Durres Spital dhe klinika pa licencë
25/02/2009 Reagon drejtoresha shërbimit në Durrës Lida Boshku: gjobat nuk bënë punë
Pa kushtet e domosdoshme, ku në vend të mjekëve punojnë studentë apo laborantë
DURRES- Në Qarkun e Durrësit është vërejtur se një numër mjekësh dhe laborantësh stamotologë ushtrojnë aktivitet të palicencuar. Fenomeni i njohur i është bërë publik një ditë më parë edhe ministres së Ministrisë së Shëndetësisë Anila Godo në vizitën që ajo pati në kuadër të analizës vjetore.
Klinika pa licencë
Drejtoresha e shërbimit parësor në Durrës, Lida Boshku, ka deklaruar se në qytetin e Durrësit ushtron aktivitet privat të palicencuar një spital dhe 8 klinika. Spitali, sipas Boshkut, gjendet në qytet, por pa dhënë më tej detaje, kurse klinikat janë në zonën periferike. Në saje të ushtrimit të kontrollit për shërbimin mjekësor privat thuhet se janë vërejtur dhe regjistruar 9 klinika e laboratorë pa asnjë lloj dokumentacioni ligjor si dhe një spital i palicencuar. Drejtoresha Boshku ka theksuar se të gjitha këto shërbime private fillimisht janë paralajmëruar, por vetëm një pjesë e tyre rezulton t’i jetë nënshtruar gjobës. Në ndryshim me rastin e kapjes së duhanpirësve që kanë thyer ligjin duke pirë duhan në vende të ndaluara, për të cilët është dhënë shifra e gjobës, për rastin e klinikave private të palicencuara nuk është afruar një shifër e tillë. Kjo drejtori ka numëruar në rrethin e Durrësit 95 klinika private dhe 6 laboratorë stomatologjie. Por numri i tyre, ashtu si dhe i të palicencuarve, është më i madh, duke lënë në këtë mënyrë jashtë kontrollit anën profesionale e cilësore të shërbimit. Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë 2 klinika mjekësore, 1 klinikë laboratorike, 1 laborator optik pa sallë operacioni, 1 laborator optik me sallë operacioni, 4 klinika stomatologjike private dhe 1 laborator stomatologjik që janë problem për drejtorinë e shërbimit parësor, ndërkohë që me pronarë të tjerë të klinikave private thuhet se është rënë në marrëveshje për të mbyllur në një muaj anën dokumentare.
Shërbimet private
Klinikat stomatologjike, ashtu si dhe farmacitë, janë përqendruar në qendrën urbane të qytetit, të komunave dhe bashkive, duke lënë jashtë këtij shërbimi disa fshatra në periferi të rrethit. Mësohet se të tilla klinika nuk kanë të siguruar as kushtet më të domosdoshme. Në to mungojnë mjekë të arsimuar, duke vënë në punë studentë, infermierë apo edhe laborante, gjë që ka sjellë jo pak probleme. Në këto klinika shkohet edhe më tej, duke synuar të sigurojnë fitime në ndërmarrjen e ndërhyrjeve që realizohen nga specialistë të mirëfilltë, si vendosje të protezave apo të urave e dhëmbëve. Nuk është thënë se ku janë këto klinika, por ato ushtrojnë aktivitet të patrazuar nga askush.
Nga ana tjetër, mësohet se jo pak problem është gjendja higjienike, mungesa e ujit, mungesa e pajisjeve për sterilizimin e pajisjeve dentare, kryerja e shërbimit pa doreza dhe në kushte ndotjeje mjedisore nga pluhurat etj. Në bazë të statistikave, thuhet se në shërbimin stomatologjik shtetëror janë realizuar 13 206 vizita të fëmijëve 0-18 vjeç dhe vetëm 860 prej tyre janë realizuar në klinikat e qytetit.
PA LICENCË
Në qytetin e Durrësit ushtron aktivitet privat të palicencuar një spital dhe 8 klinika. Spitali gjendet në qytet, por pa dhënë më tej detaje, kurse klinikat janë në zonën periferike. Janë vërejtur dhe regjistruar 9 klinika e laboratorë pa asnjë lloj dokumentacioni.
URDHRI I MJEKUT
Lida Boshku ka kërkuar ndihmën e degës së tatim-taksave si dhe të Urdhrit të Mjekut. Por ky i fundit nuk ka vepruar, të paktën nuk ka asnjë deklarim zyrtar lidhur me ndërhyrjen e tij për të penalizuar klinikat pa licencë.