E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi, shifër e lartë të prekurish

25/02/2009  Edhe kjo fillim jave është shoqëruar me një rritje të fluksit të pacientëve që paraqesin komplikacione dhe simptoma të virozëve gripale. Kjo veçanërisht te moshat e vogla, të cilat kanë rezultuar të jenë dhe më problematiket për shkak të komplikacioneve të shumta që kanë manifestuar. Çdo ditë pranë urgjencës së pediatrisë paraqiten për ndihmë mjekësore rreth 350 pacientë të vegjël, pjesa dërrmuese e të cilëve sapo marrin ndihmën e shpejtë e vijojnë trajtimin në kushtet e shtëpisë. Njëkohësisht fluks pacientësh me probleme të shkaktuara prej ndryshimit të temperaturave ka rezultuar të ketë edhe urgjenca e kardiologjisë, ku çdo ditë kërkojnë ndihmë mjekësore 130 persona. Ndërsa pranë urgjencës së QSUT-së paraqiten rreth 80-100 pacientë me simptoma të ndryshme. Ky fluks pacientësh ka bërë që në QSUT të mos mbeten më vende shtrimi, pasi këto të fundit janë zënë. Megjithatë, mjekët pohojnë se situata mund të rëndohet më tej gjatë ditëve në vijim, ndaj duhet të tregohet kujdes më i madh, sidomos për kategoritë që janë më të rriskuarat.

15 000 mendohet të jetë numri i të prekurve deri tani.

350 urgjenca rezultojnë pranë pediatrisë.

130 urgjenca pranë kardiologjisë.

100 raste të tjera paraqiten në urgjencën e QSUT-së.

20-30 pacientë paraqiten në poliklinika.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›