Grindja, plagoset rëndë më thikë 24-vjeçari
25/02/2009 Fatkeqësitë që nuk i ndahen familjes Vukpalaj
U plagoset djali me
granatë, u digjet dhe banesa
SHKODER- Familja Gjokaj nga fshati Vukpalaj e rrethit Malësi e Madhe ka përjetuar për dy ditë radhazi dy fatkeqësi të mëdha. Një ditë më parë djali i tyre 12-vjeçar Albert Gjokaj, nxënës në klasën e gjashtë, është plagosur rëndë në fytyrë dhe ka kaluar në koma nga shpërthimi i një granate të hedhur që nga viti 1997. Ndërkohë mëngjesin e djeshëm banesa e familjes Gjokaj është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka pasur, por të gjitha pajisjet brenda banesës dhe një pjesë e ndërtesës janë djegur plotësisht. Forcat zjarrfikëse që kanë mbërritur në vendngjarje kanë bërë të mundur vetëm shpëtimin e djegies së plotë të banesës, si dhe izolimin e flakëve që të mos kalonin tek banesat e tjera. Në bazë të konstatimeve zjarri ka rënë si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik në rrjetin e ndriçimit të banesës. Ka qenë një incident, i cili përpos tragjedisë së madhe të plagosjes së 12-vjeçarit, ka vënë në vështirësi dhe më të madhe jetesën e kësaj familjeje fatkeqe. Djali i mitur u plagos me një granatë të hedhur rreth tre ditë më parë dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje kome, pasi ka pësuar dëmtime në kokë dhe disa pjesë të trupit.
Mjeti mbi kalesën e paligjshme, asnjë i lënduar
Durrës, treni “vë para”
fadromën e ujësjellësit
DURRES- Drejtoria e përgjithshme e Hekurudhës me qendër në Durrës ka bërë të ditur se dje në mëngjes në linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë ka ndodhur një incident hekurudhor. Treni i linjës Vlorë-Tiranë ka vënë para një fadromë private, e cila ishte marrë me qira nga ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve për të realizuar riparimin e tubacioneve të ujit. Makinisti ka mundur të ndalojë trenin disa metër më tej sesa vendi i aksidentit duke qëndruar deri sa ka ardhur policia. Njëherësh në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe specialistë të Inspektoratit Hekurudhor. Sipas drejtorit të hekurudhës, Zamir Ramdani, ka qenë pakujdesia e fadromës që ka shkaktuar këtë incident hekurudhor, ndërsa treni me udhëtarë nuk ka pësuar asgjë. Linja është bllokuar deri sa kanë mbërritur ekspertët, kurse drejtuesi i fadromës është larguar i palënduar. Hekurudha ka thënë se shkak i kësaj ngjarje është bërë kalesa e paligjshme në të cilën ishte vendosur edhe fadroma, e cila po gërmonte për të hapur vendin. Mjeti gërmues ka prishur plotësisht kabinën si dhe është dëmtuar thuajse i gjithi, ndërsa nuk ka të lënduar asnjë. Drejtuesi i mjetit ka rënë në tokë para se të afrohej treni, kurse pranë vendin të aksidentit nuk ka pasur punëtorë të ndërmarrjes.
Xh. Gradica
Në kërkim autori
FIER- Një sherr banal mes 2 të rinjve ka përfunduar në plagosjen me thikë të një 24-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maj” të qytetit të Fierit rreth orës 15 të ditës së djeshme. I riu 24-vjeçar, Anton Furxhi, lindur dhe banues në lagjen “1 Maj” të qytetit të Fierit i njohur nga policia fierake si përdorues droge dhe një herë i dënuar prej Gjykatës së Shkallës së Parë Fier është plagosur me thikë për motive ende të paqarta nga policia rreth orës 17 të ditës së djeshme. Kanë qenë banorët, të cilët të tmerruar kanë parë sherrin mes 2 të rinjve që kanë lajmëruar menjëherë policinë vendase, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para procedurale. Sipas policisë fierake, ende nuk bëhen të ditura motivet e kësaj plagosjeje të rëndë, ndërsa autori i krimit sipas dëshmitarëve okularë mendohet të jetë Olsi D. 23 vjeç, banues në këtë lagje ose i vëllai i tij. Burimet paraprake pohojnë edhe autori është një element i njohur nga policia pasi është shoqëruar edhe herë të tjera në komisariatin e policisë Fier për motive sherresh mes bashkëmoshatarësh të tij. I plagosuri është shoqëruar në spitalin civil të Fierit dhe gjendja e tij, sipas mjekut të urgjencës, është kritike për shkak të hemorragjisë dhe plagosjes në organet jetësore.
A. Damini