Prokuroria: Dy vjet burg ish-futbollistit që kanosi 2 persona
25/02/2009 Erogan Brajoviç (Vaso), ish-lojtar i Vllaznisë akuzohet për veprën penale të “kanosjes”
TIRANË- Një ngjarje e rëndomtë mund t’i kushtoi dënimin me burg dhe me një gjobë nga pas ish- futbollistit të ekipit të Shkodrës, Erogan Brajoviç (Vaso). Ai ishte grindur në plazhin e Velipojës me disa të rinj dhe nuk e ka menduar se veprimet e dhunshme dhe kërkesa për t’i kërcënuar për vrasje do ta vinin në pranga. Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi dje gjykatës së kësaj kategorie dënimin e të pandehurit Erogan Brajoviç (Vaso) me 2 vjet e 4 muaj burg si dhe detyrimin për të paguar një gjobë prej 8 milionë lekë të vjetra. Futbollisti i ekipit të Vllaznisë ka pranuar faktin se është grindur me disa të rinj në plazh, por nuk ka pranuar kërcënimin dhe kërkesën e 50 mijë eurove në këmbim të lirisë së tyre. Sipas prokurorit, i pandehuri duhet të deklarohet fajtor nga gjykata dhe të dënohet me masën e mësipërme. Po dje prokurori i bëri përmbledhje mënyrës se si ndodhi ngjarja, e cila dërgoi futbollistin në pranga. Ai e ka lënë futbollin para 5 vitesh.
Kanosja
Sipas Prokurorisë në datë 08.11.2007 ora 23:30, policia ka bërë ndalimin e të pandehurit. Brajoviç është lindur dhe rritur në qytetin e Shkodrës dhe është 22 vjeç. Shkak sipas akuzës për t’u ndaluar i pandehuri, është bërë një grindje me dy djem të familjeve Rexha dhe Dragani në po këtë qytet. Më tej akuza shpjegoi se grindja mes të pandehurit dhe dy shtetasve të tjerë ka ndodhur në datë 20 gusht të vitit 2007. Ndërkohë që në kurriz të të pandehurit rëndon akuza e “Kanosjes serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje” parashikuar nga neni 83/a i K. Penal. Por nuk ka mbetur vetëm këtu. Futbollisti pas zënkës ka kërcënuar dy djemtë se dot ‘i vriste nëse ata nuk do të ngujoheshin. Për gati tre muaj dy familjet Rexha dhe Dragani kanë qëndruar të ngujuar. Në muajin tetor 2007, futbollisti i dërgon fjalë se mund ta fitonin lirinë vetëm nëse do të paguanin 50 mijë euro. Kjo shumë i është kërkuar shtetasit F. Rexha, me anë të kanosjes. Në këto kushte Prokuroria ka ngritur edhe një akuzë tjetër për të pandehurin atë të “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Kanosja
Grindja mes të pandehurit dhe të tjerëve ka ndodhur në datë 20 gusht të vitit 2007. Në kurriz të të pandehurit rëndon akuza e “Kanosjes serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje” parashikuar nga neni 83/a i K. Penal.
Pretenca
Prokuroria i kërkoi dje gjykatës së kësaj kategorie dënimin e të pandehurit Erogan Brajoviç (Vaso) me 2 vjet e 4 muaj burg si dhe detyrimin për të paguar një gjobë prej 8 milionë lekë të vjetra.
Futbollisti
Brajoviç është lindur dhe rritur në qytetin e Shkodrës dhe është 22 vjeç. Ai prej disa vitesh ishte futbollist i Vllaznisë dhe njihej si një nga personazhet më të dashur të tifozerisë vendase.