E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres Stuhia detare trondit banoret

Stuhia detare e nates se kaluar ka shkaktuar vonesat e trageteve qe i jane drejtuar dje paradite Portit te Durresit ndersa ka shkaktuar deme jo te vogla edhe ne bizneset e shetitores bregdetare.Burime zyrtare nga kapiteneria e portit detar bene te ditur se era e forte me drejtim nga juglindja dhe deti i trazuar me force 4-5 jane shfaqur ne formen e fortunalit i cili fatmiresisht nuk ka shkaktuar deme ne hapesiren portuale apo ne anijet qe presin ne raden e portit. Burimet e kapitenerise shtuan se paradite djeshme pritej te mberrijne kater tragete nga Porti i Barit por vonesat e shkaktuara nga deti i trazuar arrijne nga 2-4 ore. Mbremjen e kaluar ne Durres u shenuan reshje shiu te cilat shkaktuan edhe bllokime te perkohshme te sistemit te kanalizimeve ne disa nga rruget e qytetit. Me shume demtime kane pasur bizneset e vogla te instaluara ne shetitoren Taulantia. Era e forte ka shkeputur pjese metalike te lokaleve te shitjes se suvenireve si dhe te lodrave ne nje gjatesi prej 500-600 metra. Stuhia ka shkaterruar edhe tendat e disa bareve dhe restoranteve ne bregdet.Madje si pasoje e fortunalit jane shkeputur dhe disa shtylla ndricimi e peme dekorative te qytetit duke demtuar automjetet te cilet ndodheshin te parkuara nen to duke shkaktuar gjithashtu dhe bllokim te qarkullimit te mjeteve. Fatmiresisht stuhia ka nisur pas mesnate dhe neper rruge nuk ka patur qarkullim te njerezve duke mos shkaktuar pasoja te renda. Nderkaq per shkak te eres se forte dhe detit shume balle probleme jane hasur dhe ne sektorin e peshkimit. Disa peshkatore jane perplasur me njera-tjetren per shkak te vendit te papershtatshem ne te cilen ndodheshin te ankoruara ndersa dy prej peshkatoreve u fundosen ne mol.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›