E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës; Tentojnë futjen me forcë në makinë të minorenes, arrestohen



Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi kanë tentuar të fusin me forcë në makinën e tyre një vajzë. Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë Benard Lleshin dhe Pashk Bucajn, të lindur në Dibër e Mirditë dhe banues në Durrës. Sipas policisë, arrestimi i këtyre dy personave u bë për arsye se në afërsi të lokalit ”Fiorentina” në qytetin e Durrësit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të marrin me forcë për ta hipur në automjetin e tyre tip “Golf 5” me targa ND05YOO, 17-vjeçaren me inicialet R. H., e lindur në Gramsh dhe banuese në Durrës. Referuar burimeve policore, bëhet e ditur se në kohën që Benardi e ka kapur për krahu vajzën, duke e tërhequr për në automjetin e tij jashtë dëshirës së saj, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë ndaluar menjëherë dy personat. Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 110/2, 22 e 25 të Kodit Penal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›