E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretenca; Trafiku i prostitucionit, 16 vjet burg për Nanushin e Velmishin

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi fajtorë dhe kërkoi dënimin me 16 vjet burg për dy të pandehurit Kliton Nanushi e Dorian Velmishi, të akuzuar për veprat penale të “trafikut për qëllime prostitucioni” dhe “shfrytëzimit për prostitucion”. Pasi kanë kërkuar të gjykohen në gjendjen që janë aktet, duke pranuar gjykimin e shkurtuar, dy të pandehurit janë deklaruar fajtorë dhe është kërkuar nga 8 vjet burg për secilin prej tyre nga përfaqësuesi i akuzës. Nanushi e Velmishi akuzohen se në bashkëpunim kanë mashtruar dhe më pas trafikuar një shtetase. Për dy të pandehurit ka filluar hetimi pas denoncimit të vajzës së trafikuar dhe familjes së saj. Në seancën e radhës pritet që të dëgjohen pretendimet përfundimtare të mbrojtjes dhe fjala e fundit e të pandehurve, për të kaluar në verdiktin përfundimtar të togave të zeza të kryesuara nga gjyqtari Luan Hasneziri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›