Durres, aksidenti me motor, vdesin 2 te rinj
DURRËS- Xhiroja me motorr në orët e vona të pasdites në qytetin e Durrësit i ka marrë jetën dy të rinjve ndërsa një tjetër është plagosur.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshmenë rrugën e plazhit teksa një 17-vjecare e cila ka mbetur e plagosur po tentonte të kalonte rrugën. Drejtuesi i motorrit 400 kubikësh me targa italiane në tentativë për të shmangur përplasjen humbi kontrollin duke u përplasur me një automjet dhe më pas me bordurën e rrugës. Për pasojë vetë drejtuesi Marsid Sulejmani mbeti i plagosur rëndë, ndërsa shoku i tij me të cilin udhëtonte në motorr 17-vjecari me inciale J.S humbi jetën.
Mjekët e spitalit informuan sot se për shkak të plagëve të rënda Marsid Sulejmani nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka gjetur vdekjen sot në mëngjes në spital.
Sipas policisë shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e motorrit me të cilin udhëtonin dy djemtë.
(s.g/Balkanweb)