E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes vajza, u vetëhelmua 3 dite me pare

TIRANE-Një 22 vjecare ka humbur jetën pas vetëhelmimit në kushtet e depresionit. Policia bëri të ditur sot se 22 vjecarja Sabajete T. nga Bathorja u vetëhelmua para 3 ditësh. Prindërit e kanë gjetur vajzën në gjendje të rëndë dhe e kanë dërguar menjëherë në spital, ku vajza pas një lufte me vdekjen për më shumë se 48 orësh gjen vdekjen.
Parapraksiht mësohet se vajza ka qënë në gjendje të rënduar depresioni.. Shkak kanë qënë disa ngjarje të njëpasnjëshme që kanë troditur, sipas dëshmitarëve jetën e vajzës. 22 vjecares pak kohë më parë i kishte vdekur i shoqi, ndërsa i mbeti pezull nje bursë studimi për në Angli, pasi familja nuk kishte të ardhura për shkollën.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›