Durrës, aksidentohet polici i qarkullimit rrugor
Një polic i Qarkullimit Rrugor të Durrësit, është plagosur rëndë teksa po patrullonte me një koleg të tij pranë fshatit Koxhas. Mësohet se 35-vjeçari K.A., me detyrë kontrollor në nënseksionin e qarkullimit është përplasur nga një fuoristradë me targë TR 28 09 C, mjet i cili drejtohej nga Afrim Biberi me origjinë nga Rrogozhina. Burime policore flasin për një aksident të shkaktuar nga pakujdesia, pasi ka qenë vetë shoferi Biberi, ai i cili ka ndaluar autoveturën e tij, duke u përpjekur t'i japë ndihmën e parë të dëmtuarit me uniformën e Policisë së Shtetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 kur errësira nis të pllakosë në autostradë. Mendohet se errësira, shiu i dendur dhe shpejtësia e mjetit janë disa nga shkaqet që sollën aksidentin. o.u