Shkodër, vjet 24 të vdekur në aksidente
Qarku i Shkodrës e mbylli vitin 2009 me një bilanc të madh vdekjesh nga aksidentet rrugore. Numri i viktimave, sipas të dhënave të policisë, është 24 të vdekur dhe 120 të plagosur. Mungesa e sinjalistikës në rrugët nacionale apo dhe brenda në qytet, investimet që po bëhen në akse të ndryshme rrugore, si dhe moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, janë shkaqet kryesore që kanë çuar në shtimin e aksidenteve. Aksidente të shumta ka pasur dhe në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës. Në kryeqendrën e veriut mungojnë semaforët, ndërkohë që dhe numri i punonjësve të qarkullimit rrugor në qytet është i pakët. Rruga e Velipojës dhe Shkodër-Lezhë janë konsideruar sipas specialistëve, si akset më të rrezikshme për aksidente. r.d