Korce spitali pajiset me aparat endoskopie. Ekzaminimi ne kohe rekord
Shërbimi shëndetësor në qendrën spitalore në Korçë është pajisur së fundi me aparaturën e endoskopisë duke bërë të mundur kështu diagnostifikimin në kohë rekord të dhe ndalimin e hemoragjive të mundëshme të traktit tretës. Specialistët kanë treguar avantazhet që krijon vënia në funksionim e kësaj aparature që sipas tyre do të bëjë të mundur që pacientët e zonës juglindore të shkurtojnë rrugë për tu diagnostikuar dhe kuruar si dhe do të ulë fluksin e pacientëve të kësaj zone në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
“Kemi tashmë një aparaturë shumë moderne që do të shërbejë për të gjithë ata pacientë që deri sot shkonin në Tiranë për zbulimin e sëmundjes. Tashmë ky shërbim cilësor që do të jetë në dispozicion të spitalit të Korçës do të bëjë që këta pacientë të shkurtojnë shpenzimet”- tha drejtori i Qendrës Spitalore në Korçë, Riza Ashimi.
Përveç aparaturës së endoskopisë spitali I Korçës është pajisur edhe me mamografi, e cila shërben për ekzaminimin e sëmundjeve të gjirit.
Jorgjeta Gjanci