E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, mohon fondin për rritjen e fëmijëve, 20 ditë burg për të divorcuarin

Nuk pranon të paguajë detyrimet për rritjen e fëmijëve pas divorcit, arrestohet për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata me 20 ditë heqje lirie. Burime të Komisariatit të Policisë Berat bëjnë me dije se rreth orës 19:00 të pasdites së djeshme është bërë arrestimi i Thoma Bushit, 45 vjeç. Bushi, lindur dhe banues në lagjen 11 Janari në qytetin e Kuçovës është arrestuar në banesën e tij, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Berat me një urdhër që mban datën 02.02. 2009 ka kërkuar ndalimin e tij duke zbatuar vendimin e dhënë nga gjykata e këtij rrethi. Pikërisht Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Berat, me një vendim me numër 158 që mban datën 22.12.2008 ka dënuar Bushin me 20 ditë burg për veprën penale të mosdhënies së mjeteve për jetesë për fëmijët e tij. Ka qenë bashkëshortja e 45- vjeçarit, e cila ka denoncuar ish- bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit nuk ka pranuar të paguajë pas divorcit detyrimet për rritjen e dy fëmijëve të tij. Pas hetimeve çështja mbërriti për gjykim në gjykatë dhe ka qenë ky organ që ka dënuar 45- vjeçarin me 20 ditë heqje lirie. Pas këtij vendimi dhe zbardhjes së tij uniformat blu ndaluan mbrëmë në banesë Bushin për vuajtjen e dënimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›