E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, zbulohet rruga e Hebrenjve, së shpejti dhe memorial për ta

Që prej ditës së djeshme beratasit do të kenë një rrugë me emrin Hebrenjtë. Në kujtim të dhjetëra hebrenjve që janë strehuar në këtë qytet gjatë holokaustit, Bashkia e Beratit ka vendosur që një nga rrugët e këtij qyteti të marrë emrin Hebrenjtë. Pikërisht rruga që ndodhet në qendrën e qytetit, shumë pranë zonës historike, të cilës i mungonte një emër tashmë quhet rruga Hebrenjtë. Bashkia e këtij qyteti dhe Konsullata e Nderit e Izraelit kanë organizuar dje në këtë qytet zbulimin e pllakës për emërimin e rrugës së re si dhe promovimin e librit Prania historike dhe shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë pushtetarë lokalë, Prof. Dr Neritan Ceka, ambasadorja e Izraelit Armira Aron, si dhe një grup studiuesish, autorë të librit rreth historisë së hebrenjve në Shqipëri. Rreth orës 11:00 të gjithë të pranishmit kanë marrë pjesë në promovimin e rrugës së re me emrin e Hebrenjve. Ambasadorja e Izraelit, Armira Arnon si dhe kryetari i Bashkisë së Beratit Fadil Nasufi kanë zbuluar pllakën me emrin e rrugës së re në këtë qytet. Dhjetëra hebrenj janë strehuar dhe shpëtuar nga familjet beratase gjatë holokaustit nazist në këtë qytet. Më pas të pranishmit kanë marrë pjesë në promovimin e librit kushtuar hebrenjve të strehuar në Shqipëri, ceremoni e cila është zhvilluar në ambientet e galerisë së arteve në këtë qytet. Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës kështu është titulluar libri me rreth  30 faqe me studime dhe dokumente më të reja të zbuluara për fatin dhe lidhjet e hebrenjve me shqiptarët dhe Shqipërinë, libër i cili gjendet tashmë në libraritë kryesore të vendit. Ky libër i promovuar sot në Berat vjen në duart e lexuesit i përgatitur nga gazetari Naim Zoto dhe nën përkujdesjen shkencore të profesor dr Shaban Sinani, një prej studiuesve të njohur në shkallë ndërkombëtare për çështjen e hebrenjve. Studiuesit pjesëmarrës kanë referuar në përurimin e këtij libri që është mundësuar nga ambasada e SHBA- së si dhe Konsullata e Nderit e shtetit të Izraelit në Shqipëri. Studiuesit pohuan në fjalën e tyre se libri mori shkas nga konferenca shkencore Berati për shpëtimin e hebrenjve që u zhvillua vitin e kaluar në këtë qytet. Në këtë libër bëhen publike studimet më të reja për fatin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore duke fokusuar sjelljen e shqipëtarëve ndaj holokaustit, sjellje që ka mahnitur mbar perëndimin. Gjatë takimit, skluptori Nezir Ago ka paraqitur dy variante sesi do te jete memoriali që do të ngrihet në kujtim të popullit hebre në qytetin e Beratit. Ndërsa Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës, një libër me rreth 300 faqe me studime dhe dokumente më të reja të zbuluara për fatin edhe lidhjet e hebrenjve me shqiptarët dhe Shqipërinë, tashmë gjendet në libraritë kryesore të vendit. Libri është përgatitur nga gazetari Naim Zoto, nën përkujdesin shkencor të prof. dr. Shaban Sinanit, studiues i njohur në shkallë ndërkombëtare për çështjen e hebrenjve në Ballkan. Botimi i librit është mundësuar nga ambasada e SHBA, si dhe Konsullata e Nderit e shtetit të Izraelit në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›