Durrës, akuzohet per vrasje, dorezohet ne polici
Policia thote se vrasja ka ndodhur per shkak të një ndërtimi në rërën e plazhit të Durrësit. Konfrontimi mes dy bashkeqytetarëve ka degjeneruar më pas në përplasje me armë.
DURRES- Është vetëdorëzuar në polici, i akuzuari për vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Durrësit. Policia bregdetare bën të ditur se Gani Kapiti, i akuzuar për vrasje u dorëzua në komisariat në mesnatën e kaluar. Sipas policisë 43 vjecari akuzohet për vrasje me armë gjahu të 39 vjeçarit Agron Bodlli. Pistat e para të hetimit flasin për një vrasje për konflikt pronësie.
Sipas burimeve policore bëhet e ditur se shkak i këtij konfrontimi ka qenë një ndërtim në rërën e plazhit, i cili ka degjeneruar në përplasjen me armë ku Kapiti ka qëlluar me çifte bashkeqytetarin.
(s.g/BalkanWeb)