USAID: Zgjedhjet, sfida e Shqipërisë
Drejtoresha e USAID-t, Roberta Mahoni, deklaroi dje se zgjedhjet e 28 qershorit janë sfida më e rëndësishme për Shqipërinë. Agjencia amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar thotë se Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm në rrugën e saj të konsolidimit të institucioneve demokratike dhe zhvillimit ekonomik. Drejtoresha e USAID-it në Tiranë, Roberta Mahoni, bëri me dije gjatë një interviste për VOA-n se me gjithë sfidat në luftën kundër trafikut njerëzor dhe korrupsionit, qeveria shqiptare ka punuar për të shtuar transparencën dhe se zgjedhjet parlamentare të qershorit do të jenë përcaktuese për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Mahoni është shprehur se zgjedhjet do të jenë një kusht për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. "Zgjedhjet janë një provë e rëndësishme. Shqipëria duhet të tregojë se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme. Kam shpresë se shqiptarët do t‘i përgjigjen pozitivisht kësaj sfide", ka pohuar Mahoni. Ajo ka shtuar më tej se SHBA mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE, por ka theksuar se vendit i mbetet shumë punë për të bërë, në veçanti në luftën kundër korrupsionit.
"Korrupsioni është problem në Shqipëri dhe duhet luftuar në mënyrë të vazhdueshme. Progreset e Shqipërisë në këtë drejtim do të shpërblehen me anëtarësimin e saj në BE, por për këtë ka ende punë", ka shtuar drejtoresha e USAID. Zgjedhjet e 28 qershorit, sipas saj, do të jenë guri i provës për Shqipërinë, ato do të varen drejtpërdrejt nga përgjegjësia dhe maturia e klasës politike shqiptare. "Maturi që do të tregohet më 28 qershor, kur votuesit do t‘u drejtohen kutive të votimit për të bërë zgjedhjen e tyre", theksoi Mahoni. Drejtoresha e USAID-it, Roberta Mahoni, ka theksuar se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë çështja më e rëndësishme për Shqipërinë.