Kandidatët fillojnë tërheqjen nga postet
Kryetarja e KKRT-së, Mesila Doda, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj pas publikimit të listave të Partisë Demokratike dhe zyrtarizimit të tyre në KQZ, ku ajo rezulton e renditur e treta në Qarkun e Fierit.
Në fakt, veç saj janë 10 kandidatë të tjerë që detyrohen të dorëzojnë postet e tyre, ashtu siç është sanksionuar në nenin 69 të Kushtetutës. Ky nen përcakton qartë se nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë pa hequr dorë nga detyra, gjyqtarët, prokurorët, ushtarakët e shërbimit aktiv, punonjësit e policisë dhe sigurimit kombëtar, përfaqësuesit diplomatikë, kryetarët e bashkive apo komunave, prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre, kryetarët dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji. Në listat e Partisë Demokratike janë 5 kandidatë që mbajnë postin e prefektit Spiro Ksera në Gjirokastër, Elfrida Zefi në Korçë, Elsa Gjini në Vlorë, Thoma Rumnici në Berat dhe Daut Sulaj në Lushnjë.
Ndërkohë, sipas Kushtetutës, të detyruar të japin dorëheqjen janë edhe kryetarët e bashkive, në rastin konkret Bedri Haxhia, kryetar i Bashkisë Klos, Ndue Paluca, kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz dhe Lefter Maliqi, kryetar i Komunës Otllak në Berat, ish-përfaqësues i LSI-së në zgjedhjet e vitit 2005. Në këtë listë do të shtohet edhe Gerti Bogdani, i zgjedhur në 2007-ën në krye të njësisë numër 10 në kryeqytet, të cilit tani i duhet të lërë postin dhe të futet në garën për deputet.