E Diel, 1 Nëntor 2026

G99 i kërkon KQZ-së fotokopjet e fletëve të votimit

Tiranë, 28 janar NOA Lëvizja G99 ka gjetur
një tjetër mënyrë për të mundësuar zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit.

G99 i ka kërkuar përmes një letre, Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve një kopje të Procesverbaleve të votimit, tabelave dhe
procesverbaleve të numrit të fletëve të votimit, dhe të gjitha fletët e votimit
për të gjitha kutitë e votimit në ZAZ-të nr. 1, 2, 3 dhe 4 në Qarkun e Beratit,
dhe ZAZ-të nr. 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 58, 59 dhe
60 në Qarkun e Tiranës.

E bazojmë këtë kërkesë në garancitë e ofruara
përmes dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Neni 23, pika 1
dhe 2, si dhe në dispozitat e ligjit Nr.8503, datë 30.6.1999 Për të drejtën e
informimit për dokumentet zyrtare, i cili na jep të drejtën të kemi akses në çdo
dokument zyrtar pra në dokumente të çdo lloji të mbajtura nga autoriteti
publik, në përputhje me rregullat në fuqi dhe që ka lidhje me ushtrimin e një
funksioni publik. Fletët e votimit dhe materiali zgjedhor qartazi bën pjesë në
këtë përkufizim ligjor të dokumentit zyrtar deklaroi sot kreu i G99 Erjon
Veliaj.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›