Strazburg, KE nis diskutimin për draft rezolutën për Shqipërinë

Strasburg, 28 janar NOA - Asambleja
Parlamentare e Këshillit i Evropës ka nisur diskutimet dhe pritet të miratojë sot draft-rezolutën për
Shqipërinë e hartuar nga Jako Lakso dhe David Uilshire.
Këshilli i Evropës i kërkon qeverisë shqiptare
dhe opozitës ti japin fund krizës politike dhe të ushtrojnë përgjegjësitë e
tyre për të thelluar reformat e mëdha në vend.
Dy raportuesit në raport i bëjnë apel
politikës shqiptare të zhbllokojë në mënyrë urgjente krizën politike që ka
bllokuar funksionimi normal i të gjithë institucioneve demokratike në vend.Më tej siç ka bërë të ditur edhe më parë KE i kërkon qeverisë që brenda pak
ditëve të ngrejë urgjentisht një komision parlamentar hetimor për zgjedhjet e
28 qershorit ndërsa i bën thirrje opozitës të ndalë bojkotin e të rikthehet në
Kuvend.
k.k/NOA