Durres arrestohet doganieri

Kalonin mallra kontrabandë, arrestohet doganieri në Durrës dhe një person tjetër. Operacioni i koduar “Verë 1” është kryer nga sektori kundër krimit financiar duke vënë në pranga doganierin Fatmir Hoxha 29 vjeç dhe Vilson Çekrezi 27 vjeç.
Arrestimi i shtetasve erdhi pas një kontrolli të ushtruar në kamionçinën frigoriferike me targa MI 9Y8457 në dalje të qytetit të Kavajës, me të cilën 27 vjeçari, Vilson Cekrezi po transportonte një sasi të konsiderueshme pajisjesh si dhoma gjumi, bicikleta, tenda dielli,mini bare, soba gazi, tavolina, karrike etj, të cilat i kishte sjellë nga Italia, nëpërmjet tragetit të linjës Bari- Durrës.
Nga veprimet e kryera rezultoi se këto pajisje ky shtetas i kishte kaluar nëpërmjet pikës doganore numër 4 pa kryer procedurat e zhdoganimit, i ndihmuar edhe nga doganieri i turnit Fatmir Hoxha.
Mbi Hoxhën rendon akuza e "shpërdorim detyrë" ndërsa Çekrezi akuzohet për "kontrabandës me mallra të tjerë".