Fier grabiten 2 kg flori

Dy persona të maskuar kanë grabitur nën kërcënimin e armës një argjendari në qndër të qytetit të Fierit. Sipas policisë grabitja ka ndodhur mesditën e së enjtes në lagjen “Kastriot”, pranë qendrës së qytetit, ndërkohë që nga dëshmitë e para policia bën me dije se dy persona me maska dhe të armatosur me armë të tipit automatik, pasi kanë kërcënuar shitësin ti jepte paratë dhe mallin, e kanë goditur me tytën e armës për tu larguar në drejtim të paditur nëpërmjet një motori me nje sasi të konsiderueshme bizhuterish. Paraprakisht dyshohet se janë grabitur rreth dy kilogram flori. Blutë e qytetit kanë bërë të mundur ngritjen e postblloqeve për kapjen e autorëve, ndërkohë që kanë dërguar shitësin e plagosur në spital.