E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, arrestohet oficeri i policie per mitmarrje

Nje oficer i policise gjyqesore ne prokurorine e Durresit eshte vene ne pranga nen akuzen e mitmarjes. Sipas burimeve te policise bregdetare, mesohet se Task Forca e Tiranes ishte vene ne gjurme te oficerit Thoma Morina, pasi ne baze te disa te dhenave ishte mesuar se ai perfitonte para duke shperdoruar detyren. Arrestimi u krye ne flagrance, prane plazhit. Taks Forca e Tiranes e ka arrestuar ate ne momentin kur nje person po e jepte 10 mije euro. Nga hetimet paraprake mesohet se oficeri Morina i kishte premtuar personit qe po i dorezonte parate, se do t’i shmangte problemet me prokurorine.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›