E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres autobusi aksidenton nje kalimtare

Një 32 vjeçare është aksidentuar nga autobusi i linjes Fier-Tiranë me targa FR 0847 D. Ngjarja ka ndodhur neë aksin rrugor Plepa –Durrës, në afërsi të stacionit Hekurudha. E plagosura me inicialet N.D është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia dhe po heton lidhur me shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se 32 vjeçarja ka dalë në mënyrë të qëllimshme para autobusit , ndërsa policia ka ndaluar shoferin Alfred Bare, 47 vjeç për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›