Fier - Mallakaster peng te plehrave ARM nis ndeshkimet
Të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në rrethinat e Fierit dhe Mallakastrës kanë probleme të theksuara në lidhje me menaxhimin e mbetjeve urbane ose e thënë ndryshe, nuk kanë një sistem grumbullimi dhe menaxhimi. Vetëm në aksin rrugor Fier-Seman konstatohet se 3 komuna nuk kanë marrë asnjë masë për menaxhimin e mbetjeve, komuna Qendër , Komuna Dërmenas dhe Topojë.
Agjensia Rajonale e Mjedisit ka gjobitur bashkinë e Ballshit, ndërsa raporti përfundimtar i kontrolleve për komunat dhe bashkitë e Fierit dhe Mallakstrës pritet të pasohet me gjoba të tjera. Pretendimi i Njësive vendore referuar në Agjensinë e Mjedisit është mungesa e fondeve për të ndërtuar infrastrukturën e duhur të menaxhimti të mbetjeve. Drejtori i Agjensise Rjonale të Mjedisit në Fier thotë se për të gjitha keëto Njësi Vendore do të merren masat përkatëse që janë gjobat ndaj krerëve të tyre.
Fieri dhe Mallakastra ka 22 komuna dhe 4 bashki nga të cilat vetëm Bashkia Fier ka një fushë grumbullimi dhe kryen menaxhimin e mbetjeve urbane.