E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati master-plani për industrinë minerare

21/10/2009  Agjencia e Burimeve Natyrore

Një master-plan për industrinë minerare do të jetë konkluzioni i punës së specialistëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, institucion në vartësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ky institucion po organizon në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) trajnimin e dytë në kuadër të realizimit të programit të punës të studimit për master-planin e promovimit të industrisë minerare në Shqipëri. Sipas burimeve nga Agjencia e Burimeve Natyrore, objekti kryesor i studimit është raporti final sipas temave mbi strategjitë e zhvillimit specifik të mineraleve si, krom, nikel, bakër, programi i veprimit mbi çështjet e përzgjedhura në industrinë minerare si, kuadri ligjor, promovimi, problemet mjedisore, apo projekti i GIS bazuar në të dhënat e burimeve minerale, me informacione që kanë të bëjnë me burimet minerare dhe aktivitetin minerar, investitorëve dhe kompanive të interesuara. Gjatë këtij aktiviteti, specialistë shqiptare dhe japonezë, ndër të tjera, u përqendruan në çështjet teknike, ne politikat për promovimin e sektorit minerar, në strategjinë për zhvillimin e disa mineraleve specifike. Në trajnimin e përbashkët merrnin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, apo Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›