E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, biznesi pro Gjykatës Administrative

 

DURRES - Kërkesa për Gjykatën Administrative ka mbledhur në Durrës të deleguar të USAID, përfaqësues të dhomave të Biznesit dhe të shoqërisë civile. Të pranishmit kanë zhvilluar një takim në mbështetje të miratimit të ligjit mbi Gjykatat Administrative. Në takim u vu në dukje nga organizatoret se sistemi i këtyre gjykatave do të jetë një mekanizëm i efektshëm për të mbrojtur të drejtat dhe interesat ligjore të të gjithë qytetarëve, lidhur me çështjet administrative që kanë të bëjnë me institucionet shtetërore. Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Durrësit, Andrea Xhovara në këtë takim mbështeti idenë e ngritjes së kësaj gjykate. Sipas kryetares së Dhomës së Tregtisë në Tiranë, Eugenia Gjuraj, për këtë program është kërkuar mbështetje nga çdo individ si dhe po zhvillohet një fushatë sensibilizuese mbi përfitimet.                                                          o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›