Gjiri historik i Sarandës dhe marrëveshja detare me Greqinë
Adriatik Meta*
Ka muaj që në median e shkruar dhe atë vizive, ashtu si dhe në debatin akademik e atë popullor po debatohet mbi marrëveshjen e Shqipërisë me Greqinë për delimitimin e kufijve detarë ndërmjet tyre. Thelbi i këtij debati është përqendruar në faktin nëse delegacioni shqiptar në bisedime me atë grek i ka “falur” ose “shitur” Greqisë territore detare. Në këtë debat duket se vetëm koloneli në rezervë Myslym Pasha ka ngritur variante konkrete diskutimi duke qenë një specialist në fushën e hartografisë. Një nga argumentet e ngritura nga Kolonel Pasha dhe i përforcuar edhe nga analistë të tjerë ka të bëjë veç të tjerash me gjirin e Sarandës. Sipas tyre, delegacioni shqiptar duhet të shkonte i “përgatitur” për t’i kërkuar palës greke që Gjiu i Sarandës të mbyllej me vijë të drejtë si një gji “historik”. Nga mbyllja e Gjiut të Sarandës Shqipëria do të përfitonte më tepër rajon detar që në të kundërt i është “falur” palës greke. Po si qëndron e vërteta mbi këtë gji? A është Gjiu i Sarandës një gji historik? Në këtë shkrim synohet të tregohet që Gjiu i Sarandës nuk është një gji historik dhe për pasojë ai nuk mund të mbyllet me vijë të drejtë bazë.
Ligji dhe praktika ndërkombëtare
Nga praktika ndërkombëtare një vend mund të ngrejë një pretendim historik mbi ato gjire mbi të cilat ata kanë treguar një shkallë të tillë kontrolli të hapur, të njohur, të pandërprerë, dhe të pa kundërshtuar për një periudhë të gjatë kohore me qëllim për të penguar lirinë tradicionale të lundrimit në detin ndërkombëtar brenda kësaj zone. Këto ujëra (të mbyllura nga vija bazë të drejta) trajtohen si të ishin pjesë e tokës së atij vendi, dhe lundrimi i anijeve të huaja përgjithësisht është subjekt i kontrollit të plotë nga ky vend. Matanë gjireve të mbyllura ligjërisht me vija të drejta dhe zonave të tjera, vendet mund të deklarojnë “detin territorial” në një gjerësi jo më shumë se 12 milje detare brenda të cilit anijet e huaja gëzojnë të drejtën e kufizuar të lundrimit të “kalimit paqësor”. Matanë detit territorial, anijet dhe avionët e të gjitha vendeve gëzojnë lirinë e lundrimit dhe fluturimit.
Pak histori mbi pretendimet e gjireve historike
Në tetor të vitit 1973, Libia me një dekret njoftoi se ajo e konsideronte gjiun e Sidras në jug të vijës bazë e hequr në paralelin 32°302 veri se ishte pjesë e ujërave të brendshme të saj për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe kontrollit historik të Libisë mbi të. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera duke përfshirë Bashkimin Sovjetik protestuan deklaratën e Libisë si mungesë të një përligjje historike ose ligjore dhe se ky pretendim kufizonte ilegalisht të drejtën e lundrimit të lirë në ujërat ndërkombëtare. Më tej, flota e SHBA bëri shumë operacione brenda gjirit gjatë më shumë se 12 vjetësh për të protestuar mbi pretendimin e Libisë. Këto stërvitje çuan në dy incidente me goditje midis Libisë dhe forcave të SHBA. I pari, ndodhi në vitin 1981 kur dy avionë ushtarak libanezë hapën zjarr mbi avionët ushtarak amerikanë të cilët u rrëzuan me raketa ajër-ajër, dhe i dyti ndodhi në vitin 1986 kur libanezët lëshuan disa raketa mbi forcat amerikane dhe SHBA u përgjigj, duke sulmuar instalimet e radarëve dhe anijet patrulluese libaneze.
Gjiri historik i Sarandës
Tani le të kthehemi tek Gjiu i Sarandës. A është ky gji historik apo jo? Së pari, duhet të sqarojmë se ka dy koncepte për gjiret në ligjin ndërkombëtar për detin. I pari është koncepti i gjiut ose ujërave ligjore dhe i dyti koncepti i gjireve ose ujërave historike. Gji ose ujëra ligjore janë ato që sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi ligjin e detit janë më pak se 24 milje në hyrje dhe në bazë të testit të gjysmë rrethit nuk e kalojnë atë. Ky argument duket se pranohet sepse këtë test mund ta bëjë kushdo që ka një hartë dhe një kompas dhe në pikën e mesit të hyrjes së gjirit heq një gjysmë rrethi. Në rastin e gjirit të Sarandës pavarësisht pikave referuese të tij ky test nuk përmbushet. Pretendimi është që ky është një gji historik dhe mbi këtë bazë ai duhet të mbyllet me vijë të drejtë. Kjo vijë duhet të përdoret si bazë për të filluar ndarjen e kufirit në këtë pjesë të kanalit të Korfuzit midis të dy vendeve. Por le t’i kthehemi edhe një herë pyetjes: A është historik Gjiu i Sarandës? Duket se ka një ngatërrim në këtë mes. Ngatërrimi vjen nga fjala historik. Fakti që një qytet si Saranda ka një histori të lashtë nuk ka lidhje me definicionin e ligjit ndërkombëtar. Sipas ligjit zakonor ndërkombëtar, gjire historike janë ato të cilat shteti bregdetar i ka deklaruar si ujëra të brendshme për një periudhë kohore të konsiderueshme për shkak të së drejtave historike të veçanta edhe nëse distanca e hyrjes së gjirit e kalon limitin e 24 miljeve të vendosur sipas Konventës së vitit 1982. Pra, gjiu historik sipas ligjit ndërkombëtar dallon nga ai ligjor. Gjiri ligjor sipas konventës së kombeve të bashkuara mbi ligjin e detit është ai gji në kufirin brenda 24 miljesh detare, i cili përmbush testin e gjysmërrethit dhe për këtë shkak mbyllet me vijë të drejtë. Kurse gjiu historik është ai gji mbi të cilin siç e shpjeguam qysh në hyrje një vend ka treguar një shkallë të tillë kontrolli të hapur, të njohur, të pandërprerë dhe të pa kundërshtuar për një periudhë të gjatë kohore.
Le t’i shohim kriteret që përdor e drejta ndërkombëtare për ta pranuar një gji si historik, që kanë të bëjnë me kontrollin e hapur, të njohur, të pandërprerë dhe të pakundërshtuar për një kohë të gjatë në lidhje me gjiun e Sarandës.
Sipas studimit të titulluar: The maritime boundries of Adriatic Sea i botuar nga International Boundry Research Unit e vitit 1996, sistemi i vijave të drejta bazë në Shqipëri u zbatua për herë të parë në vitin 1960. Po kështu në vitin 1976 Shqipëria zgjeroi ujërat e saj territoriale në 15 milje detare. Në vitin 1989 qeveria e SHBA protestoi jo vetëm kundër sistemit të vijave bazë të drejta por edhe kundër gjerësisë së detit territorial në 15 milje detare. Në protestën e SHBA të dorëzuar Qeverisë Shqiptare nga Ambasada Franceze në Tiranë thuhet:
“SHBA dëshirojnë të tregojnë që në pjesën më të madhe bregdeti shqiptar duke mos qenë thellësisht i dhëmbëzuar dhe i prerë dhe duke mos pasur ishuj të shpërndarë në afërsi të tij, nuk përmbush kriterin gjeografik të kërkuar sipas ligjit ndërkombëtar për heqjen e vijave bazë. Më tej, segmentet e vijave bazë nga kepi i Rodonit (Muzhit) deri në grykëderdhjen e lumit Vjosë dhe nga kepi Gjuhës deri në kepin e Sarandës, mbyllin ujëra të cilat nuk janë as gjire juridike as edhe historike”.
Në 24 mars të vitit 1990 Shqipëria lëshoi një dekret tjetër i cili reduktoi gjerësinë e ujërave territoriale në normën ndërkombëtare të 12 miljeve detare. Në studimin e Departamentit të Shtetit të SHBA të vitit 1994 përmendet se për shkak se ishulli Sazanit është i identifikuar si pikë bazë nga Shqipëria, çdo justifikim për vija bazë të drejta të tjera mbi bazën e “fringing islands” siç thuhet në nenin 7 të UNCLOS duhet të konsiderohet e pavlefshme. Studimi thotë që: “bregdeti është relativisht i sheshtë dhe për pasojë kërkesa për një bregdet “thellësisht të dhëmbëzuar” nuk përmbushet”.
Pra, siç duket nga ky botim pretendimi shqiptar për mbylljen e gjireve me vija të drejta bazë është kundërshtuar vazhdimisht nga qeveria amerikane. Dikush mund të thotë që amerikanët janë miqtë tanë dhe nuk mund të vazhdojnë me kundërshtime të tilla për pretendimet tona. Në fakt kjo nuk është kështu. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA ka një botim të quajtur MARITIME CLAIMS REFERENCE MANUAL i përgatitur në mbështetje të gjithë strukturave të Forcave të Armatosura Amerikane, ku në hyrje të tij thuhet:
“Referencat e pretendimeve detare në këtë manual përfaqësojnë pretendimet e bëra nga shtetet bregdetare. Disa nga këto pretendime janë në pajtim me ligjin ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara nuk njohin ato pretendime që nuk janë në pajtim me ligjin zakonor ndërkombëtar, ashtu siç reflektohet në Ligjin e Kombeve të Bashkuara të Konventës së Detit. Shembujt përfshijnë pretendimet më të mëdha mbi vijat bazë të drejta, pretendimet mbi ujërat territoriale që kalojnë 12 milje detare, dhe pretendime të tjera që në mënyrë jo të ligjshme pengojnë të drejtën e lundrimit dhe fluturimit të lirë. Ky manual vëren shumë raste në të cilat SHBA ka protestuar mbi pretendimet më të mëdha dhe ka kryer operacione vlerësimi kundër deklarimeve të tilla të tepruara nën Programin e Lirisë së Lundrimit. Mungesa për të kategorizuar ndonjë pretendim detar si të tepruar në këtë manual nuk tregon se SHBA i pranon këto pretendime të tepruara”. Po kështu, në këtë manual në referimet për ujërat territoriale të Shqipërisë në faqen 19, kur shpjegohet heqja e vijave bazë të drejta mbështetur në dekretet e shtetit shqiptar duke filluar nga viti 1959 thuhet se: “Këto vija bazë të drejta nuk janë njohur nga SHBA. SHBA ka protestuar për vijat bazë në vitin 1989.”
Nga referimet në këto burime duket se pretendimi që mund të ngremë ne për mbylljen me vija bazë të drejtë të gjirit të Sarandës është i pa pranueshëm nga një shtet i fuqishëm siç janë SHBA. As viti 1960 kur Shqipëria filloi të përdori vijat e drejta bazë as edhe pretendimi i sotëm që mund të ngrihet mbi mbylljen e gjirit të Sarandës nuk e përmbushin termin historik sepse sot nuk përbën histori. Së dyti, nëse dikush do të pretendonte se sipas së drejtës ndërkombëtare zakonore ne kemi shumë vjet që e kemi praktikuar mbylljen e gjireve tona me vija të drejta dhe për pasojë ato nuk janë kundërshtuar si shkelje nuk qëndron. SHBA siç e treguam jo vetëm në rastin e Shqipërisë por për të gjitha rajonet e botës i kanë kundërshtuar pretendimet e tepruara. Pra Gjiu i Sarandës nuk i përmbush kriteret e të qenit një gji historik. Saranda është një qytet i yni me një histori të lashtë por Gjiu i Sarandës nuk e përmbush kriterin “historik”(kohor). Dy fjalë për lexuesin. Në një debat përgjithësisht ka dy palë të cilat kundërshtojnë njëra tjetrën. Pavarësisht argumenteve dhe fakteve të përdorura në mbështetje të argumentit kryesor, si qenie njerëzore ne jemi të prira të besojmë në argumentet tona për shkak të shijeve të paravendosura ashtu si përgatitet sistemi ynë nervor kur ne jemi përpara një ushqimi. Nëse përvoja jonë e ngulitur në sistemin tonë të besimit e vlerëson ushqimin si jo të mirë sistemi i tretjes krijon pengesa dhe na bënë të kundërshtojmë. Kur nga përvoja jonë ushqimi ka ‘etiketën’ i mirë sistemi ynë i tretjes përgatitet për ta marrë me dëshirë këtë ushqim. Nuk shpresojë që ky shkrim të lexohet si “pro” dhe “kundër”. Shkrimi synonte të hedhë dritë mbi një argument, i cili sot është shumë i mjegullt jo vetëm për lexuesin e thjeshtë, por edhe për atë të edukuar.
*Kapiten i Rangut të Parë