Kutitë, morali dhe ligji
Agim Baçi
Shumica e shqiptarëve e sheh debatin për hapjen e kutive si një betejë vetëm mes maxhorancës dhe opozitës. Por a ka ndonjë aktor tjetër në këtë betejë, të cilin duhet ta llogarisim si të rëndësishëm, përpara se të japim një gjykim për këtë betejë për hapjen apo jo të kutive? Dhe, a na e lejon historia e zgjedhjeve të 28 qershorit të shkojmë drejt hapjes së kutive vetëm disa muaj pas zgjedhjeve?
Së pari, duhet pranuar se, hapja e kutive mund të jetë një proces i mundshëm ligjërisht. Por, a ekziston bindja morale dhe politike për të shkuar drejt këtij hapi? A do të fitonin shqiptarët apo do të humbnin nëse do të ndodhte një gjë e tillë? A do të ishte në dobi të shtetit ligjor një hap i tillë?
Vlen të kujtojmë se, Edi Rama, edhe pse në kundërshti me disa aleatë të socialistëve, firmosi një Kod Zgjedhor në një marrëveshje të hapur me Berishën. I bindur, me sa duket, në fitoren e tij në zgjedhje, Rama mendoi një pushtet sa më të qëndrueshëm, larg presioneve të aleatëve, të cilët në qeveritë e deritanishme kanë treguar se janë më shumë përfitues se sa kontribuues. Në këtë këndvështrim, Rama synonte një fitore të menaxhueshme nga vetë ai dhe mbështetësit e tij në parti, duke mbyllur çdo kundërshti apo presion të mëvonshëm të aleatëve me efekt votimi në Parlament.
Në bazë të këtij kodi, në marrëveshje me maxhorancën, Rama propozoi edhe anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Gjithashtu, partiakët e tij zgjodhën edhe përfaqësuesit në komisione votimi dhe në komisione numërimi. Dhe këta të fundit, duhet pranuar që ishin nga më të spikaturit si qëndrestarë të socialistëve, ashtu siç kishte zgjedhur edhe maxhoranca njerëzit e vet.
Pra, u krijua një infrastrukturë në marrëveshje të plotë mes pozitës dhe opozitës, e cila më pas nga vullnet politik u përkthye në gjuhën e ligjit.
Mirëpo, çfarë ndodhi pas zgjedhjeve? Edi Rama në radhë të parë shkeli një marrëveshje politike, pasi e hodhi atë në kosh, duke kundërshtuar atë që kishte firmosur përpara zgjedhjeve, çka nënkuptonte njohjen e shkallëve të procesit zgjedhor, deri në vendimin e paapelueshëm të Kolegjit Zgjedhor. Ndërkaq, pa pasur fakte manipulimesh (as sa Nard Ndoka i PDK-së që të paktën dërgoi në prokurori një dosje) Rama kundërshtoi vendimet e gjyqësorit, duke injoruar pikërisht institucionin që kishte zgjedhur me konsensus. Dhe, e fundit, por shumë e rëndësishme në moralin politik, Edi Rama fyeu shumicën e komisionerëve të partisë së tij, të cilët i konsideroi si mundësisht të shitur te maxhoranca.
Por, duke qenë se asnjë komisionar nuk kishte paraqitur ankesë për numërimin e votave, ky qëndrim i Ramës ishte në mospërputhje të plotë me vetë përfaqësuesit e partisë së tij, duke na krijuar një realitet të vështirë për t’u besuar edhe nga socialisti më liberal, pasi të gjithë anëtarët e PS e dinë se ata që ishin në komisione numërimi nuk shiteshin për asnjë çmim.
Duhet thënë, pikësëpari, se nëse Rama do të kishte fakte, do të kishte prova manipulimi, ky duhej të ishte vërtet një shqetësim, i cili nuk duhej të shuhej edhe nëse do të ndëshkoheshim për hyrjen në BE, që mbetet edhe destinacioni kryesor jo vetëm i politikës, por i mbarë qytetarëve. Por Edi Rama nuk ka paraqitur asnjë fakt real për që të bindë në kërkesën për të hapur kutitë. Mungesa e arsyeve politike, morale dhe ligjore, bëjnë të dyshosh në mënyrë të arsyeshme se Edi Rama fsheh vetëm një qëllim në këtë betejë që ka nisur: ardhja domosdoshmërisht në pushtet!
Ndërkaq, në mënyrë paralele, PS ka ngritur si alibi edhe rastet e hapjes së kutive të votimit në disa vende të BE dhe në SHBA. Por, a i referohen socialistët në mënyrë të sinqertë precedentëve të hapjes së kutive në botë?
Po të marrim rastin e Al Gorit në SHBA, do të shohim se zgjedhja e Bushit të ri në krye të shtetit me demokratik në botë erdhi si pasojë e zbatimit të afateve ligjore dhe një vendimi të Gjykatës së Lartë të SHBA. Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi 5 me 4 që të ndërpritej rinumërimi në Florida dhe të shpallej rezultati. Diferenca ishte vetëm 1784 vota dhe megjithatë gjykata vendosi që rinumërimi të ndërpritej, pasi në 12 dhjetor duhej të shpallej fituesi i zgjedhjeve. Veç kësaj, gjykata tha se rinumërimi nuk kishte kuptim, pasi ai nuk ishte një standard kombëtar. Shumë shtete të tjera nuk e kishin këtë gjë. Kërkesa për rinumërim ka pasur edhe për shtetin e Ohio-s në 2004, por kjo nuk u lejua.
Gjyqtarët që votuan pro ndërprerjes së rinumërimit ishin të pestë të emëruar nga ish presidentë republikanë dhe ata që votuan kundër ishin të katërt gjyqtarë të emëruar nga ish presidentë demokratëe. Kennedy, O’Connor Scalia të emëruar nga presidenti Regan. Rehnkuist i emëruar nga presidenti Nikson dhe Thomas i emëruar nga presidenti Bush i vjetri. Askush nga kampi i Al Gore-it nuk tha asnjë gjysmë fjale se këta gjyqtarë kishin votuar sipas preferencave partiake. As që mund të diskutohej fare kjo gjë. Gjyqtarët e tjerë që votuan kundër ishin emëruar nga presidenti demokrat Karter dhe Presidenti Klinton. Ata ishin Breyer, Ginsburg, Souter dhe Stevens. Votimi në Gjykatën e Lartë të Floridas po ashtu ishte në favor të rinumërimit nga gjyqtarë të emëruar nga guvernatorë demokratë, por kampi i presidentit Bush nuk tha asnjë fjalë për këtë votim. Ai ishte i ligjshëm, duhej zbatuar ose ankimuar në Gjykatën e Lartë të SHBA-së, siç ndodhi dhe kaq.
Kështu që alibitë me rastet e ndodhura në vende të tjera, sidomos në SHBA, janë marrë pa thelbin e asaj që ka ndodhur, ku janë zbatuar nga politika vendimet e gjyqësorit, dhe jo ashtu siç pretendon Edi Rama apo pjesëtarë të tjerë të opozitës.
Pra, nëse ne marrim për bazë konceptin amerikan të rinumërimit, duhet të jemi të ndershëm në krahasim. Po kështu, në zgjedhjet në Itali, në rastin e ndërrimit të pushtetit mes Berluskonit dhe Prodit më 2006. Kur u rikërkua rinumërimi i votave, për shkak të diferencës së ngushtë në votime, (vetëm 13 mijë vota që i jepnin një bonus prej 60 deputetësh më shumë fituesit) nuk ishte dhënë asnjë vendim gjykate, por ishin kërkesa kur në fuqi ishte ende apelimi në institucionet zgjedhore.
Në Shqipëri, duhet pranuar, se dy komisionerë të KQZ-së kërkuan hapjen e kutive. Por çfarë kishin parasysh ata në këtë kërkesë, përveç kësaj pike të ligjit? Asgjë! Sepse as ata nuk iu referuan ndonjë kontestimi të komisionerëve, por vetëm kontestimeve partiake. Dhe, si juristë në profesion, kur Kolegji Zgjedhor vendosi kundër rinumërimit, ata, në emër të profesionit, votuan unanimisht për tabelën përfundimtare të deputetëve.
Ndaj, duhet të kuptojmë se, në kuti është respekti për ligjin, për atë që kemi votuar. Dhe, ne duhet të pranojmë se, morali dhe ligji, janë kundërshtarë të çdo realiteti tjetër që kërkon Edi Rama, edhe pse teknikisht, ato vota mund të rinumërohen.
Rama duhet t’i bëjë me dije shqiptarëve se respekton, së paku ato që ka propozuar vetë, të cilat kanë pjellë edhe këtë realitet ligjor. Çdo hap tjetër, që do të ishte në kundërshtim me moralin dhe ligjin, do të ishte i pavlefshëm, pasi do të mbillte pasigurinë ndaj institucioneve. E nëse Rama nuk na tregon se është për shtetin ligjor, për respektimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të dala nga marrëveshjet, atëherë, përse duhet ta besojmë se ai shqetësohet për Shqipërinë dhe shqiptarët?
Pra, pas këtij kundërshtimi të institucioneve, vlen të pyesim: a shqetësohet vërtet për qytetarët ai që shkel marrëveshjet, ligjet dhe rregullat që ka propozuar vetë? Zor të besosh se shqetësimi ka të bëjë me qytetarët dhe demokracinë. Një njeri që nuk respekton as ligjet e as moralin politik, ka vetëm një destinacion: pushtetin me çdo kusht. Refuzimi i institucioneve është refuzim i demokracisë dhe pjell vetëm dhunë dhe Rama nuk ka pse të bëjë sikur nuk e di se çfarë ndodh me këtë refuzim.
Me të vërtetë z. Kajsiu e krahasonte gjendjen që është krijuar pas kërkesave të opozitës, me një tumor që mund të përhapet (“Panorama”, 1 dhjetor 2009). Por, moszbatimi i ligjit, i respektit për rregullat, i mungesës së moralit në kërkesa, është një tumor që mund të na kushtojë më shumë, pasi deri tani, ne kemi pasur vetëm një armik, moszbatimin e ligjit. Ndaj dhe është me rëndësi që shqiptarët të kuptojnë se, demokracia nis nga zbatimi i rregullave, edhe pse ndonjëherë me kosto.