E Diel, 1 Nëntor 2026

Guantanamo, Fried në Tiranë.Berisha: OK të burgosur, jo ujgurë

TIRANE- Shqipëria do të pranojë strehimin e disa të dënuarve të burgut të Guantanoamos i cili pritet të mbyllet së shpejti. Ky ka qenë qëllimi që ka mbledhur në një drekë pune në Tiranë, të ngarkuarin special amerikan për këtë cështje, Ambasadorin Fried, Ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë Withers, Kryeministrin Berisha dhe Ministrin e Brendshëm,, Lulëzim Basha.
Ambasadori Fried, deri para pak kohësh ndihmës sekretar shteti për cështjet e Europës dhe Azisë është parë në mesditë të hyjë në Vilën 30 në kryeqytet, shoqëruar nga Ambasadori Ëithers dhe ku më pas janë parë dhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
Ka qenë vetë kryeministri Berisha i cili tha se Shqipëria do të kontribuojë në strehimin e të burgosurve të Guantanamos me kushtin e vetëm që të mos jenë ujgurë.

“Unë kam shprehur gadishmërinë e Shqipërisë për tju përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeevrisë së Shteteve të Bashkuara për të marrë të tjerë ish të burgosur në burgun e Guantanamos. Qëndrimi im bazohet tërësisht në një cështje të drejtash të njeriut. Natyrisht kam deklaruar se nuk mund të jenë ujgurë. Mardhëniet me Kinën kanë për Shqipërinë një rëndësi të vecantë” theksoi Berisha.

Ambasadori Fried në turin e tij Europiën ka siguruar tashmë mbështetjen e Francës, Hungarisë, Portugalisë dhe Irlandës, madje pret konfirmim nga Italia, Belgjika dhe Spanja. Takimi i Ambasadorit Fried, Withers, kryeministrit Berisha e ministrit Basha u mbajt në të njëjtën ditë me skadimin e afatit të opozitës, e cila këmbëngul në kërkesën e saj për hapjen e kutive të votimit.
Mbetet ende e paqartë nëse në këtë takim është diskutuar ose jo mbi situatën politike në Shqipëri. Deri tani mazhoranca dhe kryeministri Berisha kanë përcjellë me akuza dhe sulme kërkesën e opozitës pa lënë ndonjë shteg të mundshëm për hapjen e kutive.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›