Rama thirrje Berishës: Larg duart nga pushteti vendor
TIRANE- Kreu i Bashkisë më të madhe në vend bashkë me administratën e kësaj bashkie kanë dalë pasditen e sotme në një protestë kundër asaj që ata e konsiderojnë cenim të pushtetit vendor nga ana e qeverisë qendrore.
Gjatë fjalës së tij, Rama renditi një sërë akuzash në drejtim të qeverisë , ndërsa theksoi se Berisha po ndërhyn në punët e vendorëve duke shkelur rëndë Kushtetutën.
Rama akuzoi qeverine se ka ulur ndjeshëm investimet për Bashkinë e Tiranës dhe të gjitha grandet që pretendon ajo se i ka dhënë kësaj bashkie, sipas Ramës janë vetëm gënjeshtra, ndërsa kërkoi që buxheti për njësitë vendore të ndahet në bazë të kritereve bashkëkohore.
“Buxheti për njësitë vendore të ndahen në bazë të kritereve bashkëkohore. Ti jepet fund kësaj praktike, sepse edhe së fundit qeveria e Sali Berishës gënjen se ka katërfishuar grandet ndaj Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës ka fituar dy herë më pak se sa ka marrë vite më parë”, theksoi Rama.
Kryebashkiaku shtoi se kërkon nga qeveria të aplikojë taksa të ndara, ashtu sikurse ndodh në të gjitha vendet evropiane.
“Kemi kërkuar të aplikojmë taksat e ndara ashtu sikurse e parashikon ligji. Nuk është faji im që këta njerëz që qeverisin nuk e dinë ligji, sepse jemi i vetmi vend në Evropë që nuk i kemi taksat të ndara”, theksoi kryebashkiaku.
Ndërsa tha se politikat e qeverisë po cojnë bizneset drejt falimentimit, Rama bëri të ditur se protesta para bashkisë do të vazhdojë edhe pasditen e nesërme , kundër politikave që po ndjek qeveria , sipas tij në dëm të pushtetit vendor, bizneseve dhe qytetarëve të Tiranës.
(e.n/BalkanWeb)