E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë liron truprojen e Rezart Tacit

TIRANE- Gjykata e Lartë liron nga burgu shoqëruesin e biznesmenit Rezart Taci. Vendimi i dhënë në orët e pasdites nxjerr nga qelitë të akuzuarin e fundit për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze. Për Irgen Selfon u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje, duke rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e Apelit i cili pak javë më parë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës që kishte dhënë masën arrest me burg për Irgen Selfon.

Më 19 nëntor, presidenti i kompanisë "Taçi OIL", i cili akuzohej për goditjen e gazetarit Mero Baze la qelitë e burgut 302 në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e këmbeu masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitjeje". Apeli vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për shoqëruesin e Taçit, Bledar Lilon, të cilin e nxori në "arrest shtëpie", ndërsa Irgen Selfo, i cili ka pranuar se ka qëlluar mbi Mero Bazen, por pa e ditur se ishte gazetar, mbeti sërish në qeli.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›