E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, burg pa afat vrasësit të trefishtë

 DURRES - Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka vendosur dje masën e sigurimit "arrest me burg" pa afat për të akuzuarin si vrasës i tre personave mbrëmjen e 27 janarit, në lagjen nr.9 të Durrësit. Arjan çelaj është paraqitur në gjykatë në masa të forta sigurie nga forcat e policisë ndërsa gjatë seancës, Prokuroria përmendi se ka prova që faktojnë implikimin e tij në vrasje. Duke argumentuar provat e gjetur në motorin e përdor në vrasje si dhe thëniet e dy dëshmitarëve. Pas kërkesës së prokurorisë për mbajtjen në burg të personit të arrestuar, gjykata vendosi masën e sigurimit "arrest me burg" deri në përfundim të hetimeve për Arjan çelajn. Ai akuzohet se ka vrarë me armë zjarri në një lokal në Durrës shtetasit Edmond Shemsi, Luan Curri dhe Andi Curri. Motivet e këtij krimi të rëndë nuk janë sqaruar ende nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›