E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja në Urgjencë, Drejtoria e QSUT fajëson sistemin spitalor

Eljona Lata

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare Nën Tereza, ka reaguar ndaj vdekjes së pacientes 53 vjeçare Drita Gixhari duke fajësuar mungesën e sistemit të aparaturave për përcaktimin e menjëhershëm të diagnozës. Sipas drejtuesve të kësaj qendre spitalore, vdekja mund të shmangej nëse ky shërbim do të ishte i centralizuar dhe i pajisur me të gjitha aparaturat për vendosjen e diagnozës. Nga hetimi administrative që kreu drejtoria e QSUT-së në lidhje me ngjarjen e rëndë, ka rezultuar se dy mjekët kirurgë roje të pezulluar, Gjergji Andrea dhe Devi Belalli nuk kishin asnjë mundësi tjetër për t’i ofruar viktimës përveç kryerjes së ekos dhe grafisë e cila nuk përcakton shkakun e sëmundjes së pacientit. “Është ende shpejt të mësojmë nëse ka qenë neglizhencë e mjekëve pasi presim përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore, por dua të garantoj se shërbimi i urgjencës kirurgjikale përbëhet nga ekip roje mjaft i specializuar” shprehet nëndrejtori i QSUT-së, Besim Doci.
Reagimi
Vdekja e një gruaje 53-vjeçare, e cila ishte shtruar mbrëmjen e së premtes në urgjencën kirurgjikale në QSUT, ka bërë që të pezullohen nga puna dy mjekët e urgjencës si përgjegjësit kryesorë të kësaj ngjarje. Ndërsa nga ana tjetër Drejtoria e QSUT-së nuk ka fajësuar mjekët por shkak ishte mungesa e aparaturave të nevojshme. “E vetmja mundësi që kishin mjekët në urgjencë ishte ofrimi i një ekoje dhe një grafie, të cilat padyshim nuk mund të përcaktojnë diagnozën e saktë të pacientit”, u shpreh nëndrejtori i QSUT. Gjergji Andrea është mjek kirurg me përvojë 15 vjeçare në kirurgji ndërsa mjeku tjetër rojë natën kur u paraqit pacientja, është mjek i cili ka katër vjet që ka përfunduar specializimin. Sipas drejtorisë së QSUT, zgjidhja e vetme për të shmangur vdekje të tilla është përqendrimi i shërbimit të urgjencës brenda një godine dhe kjo do të arrihet me përfundimin e ndërtimit të spitalit të ri në pranverë.
Rastet
Sipas specialistëve, vdekje të tilla si rasti i 53-vjeçares janë shumë të rralla. Në lidhje me mungesën e besimit tek shërbimi i urgjencës, QSUT deklaron se në këto shërbime punojnë mjekë me përvojë. Por ka pasur mjaft raste ku nga papërgjegjësia e mjekëve kanë humbur jetën disa persona. Edhe vdekja e 9-vjeçarit Irild Çela, nga Kruja për shkak të dhënies së medikamenteve jo të duhura nga ana e infermieres. Dhe menjëherë pas vdekjes ëma e 9-vjeçarit paditi infermieren. Por edhe familjarët e 53-vjeçares kanë depozituar kallëzim penal në polici ndaj dy mjekëve kirurgë roje të urgjencës kirurgjikale. Kjo padi do të dërgohet të hënën në prokurori nga policia e Tiranës. Familjarët e viktimës akuzuan të shtunën mjekët e urgjencës se neglizhuan gjendjen shëndetësore të nënës së tij duke mos i kryer asnjë ekzaminim apo kontroll por u mjaftuan vetëm me dhënien e qetësuesve të cilët jo vetëm se përmirësuan shëndetin e saj por ai u përkeqësua në orët e para të ditës së shtunë. Sipas djalit të viktimës, kjo e detyroi atë ta dërgonte sërish nënën në spital duke kërkuar ndihmë më të specializuar. Pas kryerjes së ekzaminimeve mjekët dolën në përfundimin se pacientja 53-vjeçare kishte trombozë e arteries mezenterike, e cila është vdekjeprurëse.

Mungojnë abonetë e studentëve, tregtarët, shiten pra se të dalin në treg
Prej disa muajsh në treg mungojnë abonetë e studentëve për transportin urban. Sipas kontrollorëve, abonentë e studentëve nuk arrijnë kurrë tek studentë sepse shpërndarësit e tyre nuk i çojnë në pikat e shitjes por i shesin nën dorë me një çmimi 2ose 3 mijë lek më shumë. Shitësit ambulantë konfirmojnë, se Bashkia e Tiranës nxjerr çdo muaj rreth 300 copë në çdo pikë, po asnjë prej aboneve nuk ka arritur deri tek ata. “Nuk është hera e parë që ndodh ky problem. Për muaj të caktuar na vijnë më shumë abone sesa shiten, pastaj mungojnë për një kohë të gjatë”, tha një prej punonjëseve në pikën e shitjes së aboneve në qendër të Tiranës.
Abonentë e studentit kushtojnë 600 lekë, sa gjysma e çmimit të aboneve të përgjithshme, çka bën që kërkesat të jenë të larta, edhe nga ata që nuk janë të tillë. Por në të vërtetë personat, të cilët i kanë blerë këto abone nuk i kanë marrë me çmimin real por çmimi tyre varrjon nga 800 derri 1000 lekë. Të gjithë studentët të detyruar nga udhëtimet e shpeshta me transportin urban detyrohen të blejnë abone të përgjithshme me çmimin 1200 lekë. “Unë jam në shkollë dhe udhëtoj me linjat urbane, kështu që më duhet me patjetër një abone. Edhe nëse ajo është më e shtrenjtë se çmimi real përsëri do të marr, se përndryshe do të ble abone të përgjithshme, e cila kushton më shumë”, u shpreh një studente. Gjithashtu, ajo pohoi se për këtë muaj kishte marrë abone të përgjithshme, sepse abone studenti nuk kishte gjetur. Por problem tjetër që i shqetëson qytetarët është shitja e aboneve fallso, të cilat kanë të njëjtë pamje si abonetë normale. “Elementi që i dallon është shiriti i ndritshëm, dhe abonetë fallso nga që janë të kopjuara në kompjuter i mungon shiriti i ndritshëm. Sipas administratorëve në kryeqytet ka dy pika shitje të aboneve të falsifikuara, një është tek “dogana” ndërsa tjetra tek “Komuna Parisit”, dhe qytetarët duhet ta shohin me kujdes atë sepse dallohet” shprehen kontrollorët.

Pezullim i menjëhershëm i mjekëve nëse marrin ryshfet
Ministri Vasili ka drejtuar mesazhe të forta për rastet e evidentimit të korrupsionit në radhët e mjekëve duke paralajmëruar ndëshkime të menjëhershme të tyre i miratuar në prioritetet e programit qeverisës. Sistemi shëndetësor tha ai do ka sanksionuar qartë dhe do të kryet kundrejt derdhjeve të kontributeve sigurimeve shëndetësore duke përjashtuar rastet kur këto shërbime kryen falas. Këto ishin fjalët të Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, gjatë analizës vjetore të detajuar Spitalit të Durrësit. Në spitalin e Durrësit gjatë këtij viti do të futet skaneri dhe rezonanca manjetike, ku qytetarët nuk do të lodhen për të ardhur derri në Tiranë.

Rama inspekton punimet në bulevardin “Zhand d’Ark”
Kryetari Bashkisë, Edi Rama ka inspektuar punimet për “Rikualifikimin Urban të Lulishtes përballë Maternitetit të Ri”. Projekti i rehabilitimit konsiston në rikualifikimin e hapësirave urbane në zonën përballë Maternitetit të Ri, midis pallateve dhe bulevardit Zhan d’Ark, pajisjen e sheshit me elementë të mobilimit urban, me karakter çlodhës, pajisjen me elementë të ndriçimit, elementë të gjelbërimit: (pemë të larta 3-4 metra, sipërfaqe me bar, shkurre të disa llojeve dhe ngjyrave).
“Plot 6500 metra katrorë gjelbërim dhe hapësirë çlodhëse për një komunitet të tërë në këtë zonë periferike të Tiranës, si një dëshirë e kahershme e komunitetit dhe si një premtim i mbajtur, besoj se janë një tjetër shprehje kuptimplotë e Tiranës që ne po rindërtojmë në çdo bllok banimi dhe njëkohësisht edhe një shembull i një angazhimi të pandërprerë për ta transformuar cilësisht jetën e komunitetit të kryeqytetit, pavarësisht pengesave të jashtëzakonshme dhe të panevojshme në rrugën tonë, nga ana e një qeverie që nuk e ka haberin e punëve, e nevojave dhe mbi të gjitha e shpresave të qytetit tonë” un shpreh Rama. Projekti financohet nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, me vlerë 44.055.673 lekë.

Mjekët dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë
Kanë qenë rreth 40 mjekë të Urgjencës së Tiranes, të cilët në orët e paradites së të hënës kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Sipas tyre nevojat për gjak për këta fëmijë në vendin tonë janë tepër të mëdha, por dhurimi vullnetar vazhdon të mbetet ende në shifra të ulëta. Kjo fushatë e dhurimit të gjakut është organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar, në bashkëpunim me strukturat shëndetësore. “Kjo fushatë kishte për qëllim jo vetëm dhënien e njësive gjak nga stafi i urgjencës së Tiranës, por dhe për t’i bërë ditur mbarë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që dhurimi i gjakut është një detyrë e çdo qytetari” tha Dritan Kociaj, shef i Urgjencës se Tiranes. Kërkesat për gjak janë shumë të mëdha. Sot mjekët e urgjencës i janë përgjigjur thirrjes së bërë nga Kryqi i Kuq Shqiptar për të ndihmuar fëmijët talasemikë. Ky gjak i dhuruar nga mjekët i shpëton jetën këtyre fëmijëve” tha Liljana Ramasaco, drejtoreshë e ASHR-se. Në vendin tonë, aktualisht sipas të dhënave që raportojnë institucionet shëndetësore, janë rreth 380 fëmijë talasemikë, të cilët kanë nevojë për gjak, çdo tre javë. Një nga premtimet e shëndetësisë shqiptare është arritja 100% e dhurimit të gjakut pasi është i sigurt, ndërkohë që vitet e fundit nuk kanë munguar rastet e infektimit të fëmijëve talasemikë nga transfuzionet e gjakut.

2 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›