E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vrasja e deputetit Xhindi, së shpejti zbulohet autori"

 Etleva DeliaVrasja e deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, ndodhur në muajin maj 2009 në Roskovec, shumë shpejt do të ketë një emër autori. Ky është premtimi që zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliçi, u ka bërë qytetarëve të Roskovecit por edhe të gjithë vendit, dje nëpërmjet një konference për shtyp.  "Zbardhja e kësaj ngjarjeje është prioriteti kryesor i Policisë së Shtetit dhe po punohet për zgjidhjen e saj. Vazhdon të jetë i ngritur një grup pune me specialistët më të mirë të fushës dhe pikërisht sot (dje) paradite është kryer një analizë e detajuar të kësaj ngjarjeje", është shprehur Kuliçi, dje gjatë një konference për shtyp. zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, deklaroi se për këtë ngjarje do të ketë vazhdimisht analiza të përbashkëta me Prokurorinë. "Jam i bindur se vrasja e Fatmir Xhindit shumë shpejt do të ketë një emër. Kjo është vrasje e një personi me cilësi të veçanta dhe ndryshon nga vrasjet e tjera dhe ne po hetojmë vazhdimisht", pohoi zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Agron Kuliçi i është përgjigjur interesit të mediave në lidhje me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur ditët e fundit, mundësinë e parandalimit të tyre dhe shkaqet që i kanë sjellë. VRASJETGjatë konferencës së djeshme për shtyp, Agron Kuliçi, ka deklaruar se gjatë muajit janar kanë ndodhur 12 vrasje dhe janë arrestuar 11 autorë, autori i vrasjes së 12-të është identifikuar ndërkohë dhe po punohet për kapjen e tij. Kuliçi i konsideroi spekulime pretendimet e ditëve të fundit për rritje të numrit të vrasjeve. "Po të krahasohen të dhënat për krimin e vrasjes me ato të vitit të kaluar janë përafërsisht të njëjta, por me një dallim, ka një rritje të forcës zbuluese prej 100% për 12 vrasje të ndodhura dhe ka një rritje të arrestimit të personave që kanë kryer këtë krim në masën 96%", konfirmoi Kuliçi. Ai shtoi se nga 12 vrasje që kanë ndodhur muajin e parë të këtij viti, 11 autorë janë arrestuar, ndërsa të gjitha janë zbardhur nga policia. Vrasja e DurrësitAtentatin e disa ditëve më parë në Durrës, ku mbetën të vrarë 3 persona, zv.drejtori Kuliçi, e ka cilësuar si një krim të mirëorganizuar. "Vrasja është kryer në orët e vona të darkës, si rezultat i mirëorganizimit nga autorët e këtij krimi, të cilët kanë shfrytëzuar edhe kohën e keqe, në të cilën ka ndodhur ngjarja, ndërsa dëshmitarët kanë qenë me numër shumë të pakët për shkak edhe të orës së vonë kur është kryer ekzekutimi", tha zv.drejtori Kuliçi. Sipas tij, ka pasur veprime të kualifikuara procedurale të kryera nga strukturat e policisë së Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me strukturat qendrore, që duke punuar 24 orë, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›