KESH, miliarda lekë kredi për krizën energjetike

Mungesa e gjatë e reshjeve ka bërë që nga hidrocentralet kryesore mbi lumin Drin të mos prodhohet energji e mjaftueshme për nevojat e vendit.
Qeveria ka miratuar sot për këtë qëllim aktin normativ që autorizon KESH-in për të kredinë, për shkak siç thuhet për mungesë të reshjeve.
“Ky vendim merret pas një situate jo të favorshme hidrike të shkaktuar nga mungesa e nivelit të domosdoshëm të reshjeve dhe në përputhje të plotë me qëndrimin e qeverisë, e cila e ka prioritet absolut të saj sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me energji”, thuhet në vendim.
Në fund të muajit nëntor, KESHI bëri me dije se kishte siguruar energjinë për muajin dhjetor nga importi, ndërsa për muajt në vazhdim do të zhvilloheshin tendera të tjerë.
"Për muajin dhjetor kemi lidhur kontratat për të pasur një import së bashku me CEZ rreth 17.5 milionë kilovat/orë, ku pjesa më e madhe, rreth 13.5 milionë, sigurohet nga KESH-i. Edhe në sigurimin e importit ka vështirësi, pasi i gjithë rajoni ndodhet në një thatësirë të pazakontë. Dhe kjo ka bërë që të gjitha vendet e rajonit të kalojnë në import", deklaroi në fund të nëntorit drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo./Start/
2011-12-14 13:43