E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë identifikim për grabitjen e 150 milionë lekëve

06/01/2011  Pronari: Më dogjën fermën një vit më parë

LUSHNJE- Ende nuk ka asnjë të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Çermë e Sipërme në rrethin e Lushnjës. Policia deklaron se janë shoqëruar më shumë se 15 persona, por deri tani askush nuk ka nxjerrë të dhëna që japin një shenjë drejt kapjes së autorëve. Ndërkohë policia po nxjerr tashëm edhe dëmet e shkaktuara nga djegia e automjeteve, ndërsa kanë marrë në pyetje vetë të prekurit nga vjedhja. Bashkim M . Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka asnjë pistë se ku mund të dyshojë, ndërsa ka deklaruar se edhe një vit më parë i kanë bërë dëm duke i djegur fermën. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ndërsa një familjeje në fshatin Çermë e Sipërme i kanë vjedhur 150 milionë lekë të vjetra në kasafortën e shtëpisë. Hajdutët u kanë vënë flakën 2 automjeteve të familjes për t’i nxjerrë jashtë familjarët, ndërsa më pas kanë kryer vjedhjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›