E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedh një dyqan, ndalohet adoleshenti i dyshuar

Tiranë, 28 Janar, 14:14, NOA - Arrestohet i dyshuarit për vjedhjen e një dyqani në kryeqytet. Policia e Tiranës tha për agjencinë NOA se, nga specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve ë Biznesit, pas vjedhjes së një dyqani në pronësi të një qytetareje të ndodhur më datë 22 janar 2009, u mundësua ndalimin i të dyshuarit për akuzën e “vjedhjes”.

Policia tha se, i dyshuari është, Drini Xhelo, 18 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ndalimi i tij u bë, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së mësipërme, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kompjuteri lap-top. U kryen veprimet procedurale, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes”.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›