Denohet serish Konstandin Xhuvani

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar djalin e deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani me 3 muaj burg. Kostandin Xhuvani u dënua për shkak se ka goditur një punonjës të policisë. Prokurori, Erjon Qano në pretencen e tij kërkoi 3 muaj burg për Xhuvanin. Ky i fundit në seancën e shkuar kishte kërkuar gjykim të shkurtuar pasi kishte pranuar ngjarjen. Bëhet fjalë për ngjarjen e muajit korrik të vitit të shkuar ku djali i deputetes, Luiza Xhuvanit ka goditur një polic gjatë kohës që 22 vjeçari ndodhej në paraburgim për vrasjen e një të riu. Gjyqtarja, Regleta Panajoti e ka shpallur fajtor Xhuvanin duke e dënuar atë me 3 muaj burg. 22 vjeçari do të vuajë vetëm 2 muaj pasi ka përfituar uljen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky është dënimi i dytë për djalin e deputetes së PS-së Luiza Xhuvanit në vetëm tre muaj për kryerjen e dy veprave penale, atë të vrasjes dhe goditjes së një efektivi të Policisë së Shtetit.