E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet tregu i gjese se gjalle shkak mungeses higjeno-sanitare

Është mbyllur tregu i gjësë së gjallë në Tiranë. Burime pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal konfirmojnë për “Abc News” se mbyllja erdhi si rezultat i mungesës higjeno-sanitare dhe asaj infrastrukturore të cilat nuk ofronin as kushtet më minimale. Pasi janë kontrolluar rreth 1300 objekte, janë lënë rreth 600 proces verbale në këto objekte, janë vendosur 17 vendimgjoba dhe është bërë një mbyllje definitive për tregun e gjësë së gjallë. Gjatë muajit shkurt të gjithë subjektet që janë paralajmëruar pasi janë konstauar shkelje ligjore do të riinspektohen. Janë rreth 600 subjekte të tilla ndaj të cilat nëse nuk plotësojnë kushtet e duhura, do të gjobiten ose do të merren vendime për mbylljen e tyre. Bashkia e Tiranës ka premtuar se brenda këtij viti gjedhët nuk do të lejohen më të hyjnë në qytet, por do të ndërtohet një pikë për grumbullimin e tyre. Tabelat e përcaktimit të çmimit, origjinës dhe cilësisë do të shtrihen edhe në kategoritë e mishit dhe të bukës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›