Klecka dyshime mbi ditarin

Procesi gjyqësor në rastin “Kleçka” pasi ishte ndërprerë për një javë ka vazhduar të hënën . Avokati i deputeti Fatmir Limaj, Tahir Rrecaj, tha se gjatë javës së kaluar pala mbrojtëse ka angazhuar një ekspert të grafologjisë për të vërtetuar dorëshkrimet e ditarit “X”. “Sot e kemi deponuar ekspertizën e këtij eksperti nga e cila rezulton se ditari të cilin prokurori e ka në gjykatë dhe mbi bazën e të cilit e ka ndërtuar edhe gjithë aktakuzën, ai ditar është shkruar në të paktën nga katër duar. Do të thotë nga katër persona të ndryshëm”, tha Rrecaj. Avokati Rrecaj theksoi se procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Procesi ende është në fazën e diskutimeve dhe të dëgjimit të palës mbrojtëse lidhur me ftesën që prokurori Salustro të jetë dëshmitar. Pas të enjtes do të vazhdohet me diskutime për besueshmërinë dhe pranueshmërinë e deklaratave të Agim Zogajt dhe ditarëve të tij. Procedura e gjykimit të deputetit, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka nisur më 30 janar.