E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres dy ne pranga per euro false

Aksioni Kartemonedhat vinin nga Italia dhe ishin gati per tu hedhur ne tregun shqiptar

Nje sasi eurosh false te importuara nga shteti fqinj Italia jane sekuestruar ne kohen kur po hidheshin ne treg. Dy te rinjte nga Shijaku Romeo Cuka 19 vjec dhe Rigens Maksuti 22 vjec jane arrestuar ne flagrance prane shetitores bregdetare gjate nje operacioni te koduar Vollga ndersa ne kerkim eshte shpallur nje i ri qe dyshohet te jete dhe kreu i grupit kriminal qe po vinte ne funksionim sasine prej 2 mije eurosh false te prerjes 20-she. Ornela Cako zedhenese e Drejtorise se Policise se Qarkut Durres gjate nje konference per shtyp beri te ditur detaje te operacionit te organizuar nga sektori kunder krimit financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Durres ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Shijak Drejtorine e Forces se Posacme Operacionale ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit si dhe me Prokurorine e Rrethit Durres. Operacioni u organizua ne baze te nje hetimi intensiv dhe u finalizua me arrestimin ne flagrance te dy shtetasve si dhe shpalljen ne kerkim te nje personi te trete. Nen masen e sigurise arrest ne flagrance u vune dy te rinjte Romeo Cuka 19 vjec dhe Rigens Maksuti 22 vjec te cileve iu gjet dhe sekuestrua sasia prej 2000 eurosh ne kartemonedha te prerjes 20-she. Nderkaq ne kerkim eshte shpallur shtetasi 25-vjecar E.Greca ne shtepine e te cilit gjate kontrollit iu gjet dhe sekuestrua nje pistolete e kalibrit 8 mm dhe 14 cope fisheke. Per ngjarjen kane nisur hetimet per falsifikim te monedhave dhe prodhim e mbajtje pa leje te armeve luftarake. Tregu i valutes se huaj behet gjithnje e me i pasigurt me futjen ne te te kartemonedhave europiane te falsifikuara me cilesi te larte jashte vendit. Nga hetimet e deritanishme mendohet se sasia prej 2 mije eurosh ka hyre ne Shqiperi nga Italia dhe ishte e destinuar per tregun e brendshem deklaroi Cako ndersa ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Durres vazhdon kryerja e hetimeve te metejshme me qellim identifikimin dhe venien para pergjegjesise ligjore edhe te personave te tjere te implikuar ne kete aktivitet te paligjshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›