Flamurtari lojtaret si binden inatoset Magani
Kur kane mbetur edhe tri dite nga ndeshja me Skenderbeun ne kampin vlonjat eshte rritur tensioni. Sinjalin e pare e kane dhene drejtuesit e klubit te cilet kane urdheruar skuadren per heshtje shtypi. Ndersa rasti i dyte behet fjale per acarimin e trajnerit Magani i cili nuk eshte permbajtur dje duke mbyllur para kohe stervitjen. Arsyeja ka qene se gjate seances tekniku u kishte terhequr disa here vemendjen disa lojtareve te cilet nuk i kishin marre seriozisht keshillat e tij. Kjo i ka mjaftuar kreut te pankines qe ta nderpriste ne mes testin e djeshem duke i grumbulluar te gjithe lojtaret dhe duke u komunikuar atyre mospajtimin e tij me menyren e stervitjes qe po kryenin. Numri nje i pankines kuqezi ka paralajmeruar te gjithe lojtaret se ne qofte se nuk do te kryenin detyrat e dhena prej tij atehere shumica e tyre do te perfundonin jo me ne pankinen e Flamurtarit por direkt e ne tribune.