Laci presidenti Laska pezullon kater kroate
Dita e djeshme ka qene jo e qete ne kampin lacian pasi presidenti Pashk Laska ka zhvilluar nje mbledhje me te gjithe lojtaret e tij ne fillim te seances stervitore. Nga burime prane klubit mesohet se Laska eshte acaruar shume duke marre shkas nga ndeshja e fundit ndaj Vllaznise ku kurbinasit u munden 2-0. Mesohet se ata qe do te ndeshkohen do te jene kater lojtare kroate duke perfshire dy te rinjte te afruar ne merkaton e janarit dhe ata dy te vjetrit te cilet kane ardhur qe ne fillim te sezonit ne Lac. Kete e konfirmon edhe drejtori teknik i Lacit shkodrani Ylber Zani i cili eshte shprehur se ekipi do te ndeshkohet pasi nuk e ka justifikuar aspak ne ndeshjen ndaj Vllaznise. Presidenti do te shikoje ne ditet ne vazhdim nese do te ndryshoje mendim apo do pezulloje perfundimisht keta kater lojtare qe me shume mundesi mund te perjashtohen nga ekipi ka thene drejtori teknik Ylber Zani.