Durrës, era dhe deti i trazuar, probleme në port
Era dhe deti i trazuar kanë vonuar natën e kaluar nisjen e trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit. Shiu që vazhdon nga ora 03:00 e ditës së sotme mund të pengojnë procesin e ngarkim-shkarkimit të anijeve tregtare.
DURRËS- Era e fortë dhe deti i trazuar kanë vonuar natën e kaluar nisjen e trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit (Itali), ndërkohë që kushtet detare janë qetësuar mëngjesin e sotëm me nisjen e reshjeve të shiut.
Burime zyrtare nga kapiteneria e portit, bënë të ditur se mbrëmjen e së martës trageti “Grecia” është nisur me vonesë nga Durrësi drejt Barit për shkak të erës së fortë me shpejtësi rreth 40 km në orë si dhe detit të trazuar. Ndërkohë tre tragetet e radhës që ishin nisur nga porti italian u ankoruan në Durrës rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, pothuajse në orën e caktuar.
Sipas burimeve të gjitha motopeshkaroret u rikthyen pasditen e djeshme në portin e Durrësit, duke shmangur lundrimin në det në kushtet e motit të keq.
Reshjet e shiut që vazhdojnë të bien nga ora 03:00 e ditës së sotme mund të pengojnë procesin e ngarkim-shkarkimit të anijeve tregtare, thanë burimet, duke shtuar se gjatë ditës pritet një ndryshim i drejtimit të erës nga veriu, çka do të sjellë edhe një ulje të mëtejshme të temperaturave në këtë zonë.
(d.b/BalkanWeb)