E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, rreshket dheu, shemben 2 shtëpi në Trebinjë

Kryetari i Komunës së Trebinjës, Gjergji Buzo se rrëshkitja e dherave në komunën Trebinjë të Pogradecit ka shkaktuar shembjen e dy banesave dhe ka shtuar rrezikun për 6 të tjera. Nuk ka deme ne njerez 

POGRADEC-Rrëshkitja e dherave në komunën Trebinjë të Pogradecit ka shkaktuar shembjen e dy banesave dhe ka shtuar rrezikun për 6 të tjera. Nuk ka patur dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.
Kryetari i Komunës së Trebinjës, Gjergji Buzo në një lidhje direkte për Tv News24 bëri të ditur se rrëshkitja e dherave që kishte nisur për rreth një muaj më parë si pasojë e ngrirjes dhe shkrirjes së vazhdueshme të borës ka shkaktuar shembjen e dy banesave. Buzo theksoi se në rrezik ndodhen 6 banesa të tjera pasi toka vazhdon rrëshkitjen në këtë fshat. “Ne kemi marrë masat e para si evakuimin e banorëve nga banesat, dhe kemi lajmëruar instancat përkatëse për situatën. Presim ndihmë nga pushteti vendor dhe qeveria”, tha Buzo.
Buzo theksoi se banorët e kësaj zone kishin lajmëruar ditë më parë për rrezikun që u kanosej dhe se përë këtë janë vënë në dijeni strukturat përkatëse. Sipas kryetarit të komunës fenomeni i rrëshkitjes së tokës ka ndodhur edhe vite më parë.
Komuna Trebinjë ndodhet 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit. Ajo njihet si një ndër zonat e thella malore të këtij qyteti. Ditën e sotme bora në këtë zonë ka arritur trashësinë e 60 cm.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›