E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, familja denoncon zhdukjen e 14-vjeçarit

Durrës- Është larguar pa lënë gjurmë një 14-vjeçar në Durrës, ndërkohë familja dhe të afërmit kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Sipas njoftimit të afishuar në ambiente të ndryshme të qytetit, familjarët kanë vënë një fotografi të fëmijës, Elis Fusha dhe një numër celulari për të marrë lajme nga ata që mund ta kenë parë.

Djali është nxënës i klasës së IX –B të shkollës 9 vjeçare“Nënë Tereza” dhe ka 6 ditë që nuk është paraqitur në mësim.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se në shkollën ku ai ka qënë nxënës ka pasur një konflikt mes nxënësish për një sasi të humbur të hollash, rreth 3000 lekë, për të cilët, nga personeli mësimor dhe moshatarët e vet është vënë para përgjegjësisë 14-vjeçari.

Pas disa kohësh me pas atij i ka humbur një telefon celular për të cilin është qortuar në klasë nga drejtoria, duke e vënë para sedrës se celularin mund të ja kishte dhene ai vetë shokut të tij. Pas këtyre ngjarjeve vjen edhe largimi pa gjurmë i djalit nga shtëpia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›