E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Jo shtyrje afati, të mbyllet dosja për Durrës-Kukës

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka pranuar sot kërkesën e dy ish-funksionarëve të ministrisë së Transporteve, Armand Teliti dhe Andi Toma për moszgjatjen më tej të afateve hetimore nga prokuroria e Përgjithshme për çështjen e rrugës "Durrës -Kukës".

Dy ish funksionarët janë nën hetim për këtë çështje, si të dyshuar për "abuzime me detyrën".

Prokuroria kishte vendosur që për këtë çështje të të zgjateshin afatet hetimore edhe me një muaj. Pas kësaj, dy personat nën hetim kanë kundërshtuar, duke e cilësuar të pajustifikuar zgjatjen e kotë të hetimeve. Madje, Teliti është shprehur se vendimi i prokurorisë për zgjatjen më tej të afateve hetimore për këtë çështje ishte i qëllimshëm dhe i pajustifikuar.

Pas rrëzimit të kërkesës nga ana e gjykatës, burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se organi i akuzës do të ankimojë në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Lidhur me procedimin që Prokuroria e Përgjithshme po zhvillohen prej disa muajsh për rrugën "Durrës Kukës", janë marë nën hetim disa ish-funksionarë të Ministrisë së Transportit,Punëve Publike dhe Telekomunikacionit, të cilët dyshohen se kanë "abuzuar me detyrën" për ndërtimin ekësaj rruge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›